Një automjet është përplasur me një biçikletë dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të hyrjes së Ish-Kombinatit Metalurgjik.
Deri më tani nuk dihet identiteti i personit të plagosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.