Një aksident është shënuar në mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një drejtuese mjeti, tip “Citroen”, ka aksidentuar një këmbësor 15 vjeçar. Fatmirësisht i aksidentuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Më datë 18.02.2023, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 6, Korçë, pranë unazës së qytetit, automjeti tip “Citroen”, me drejtuese shtetasen M. H., ka aksidentuar një këmbësor rreth 16 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.