Makina luksi për “Albpetrol”, Deda i jep 1.1 MLN € qira Agron Papulit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Makina luksi për “Albpetrol”, Deda i jep 1.1 MLN € qira Agron Papulit –

12:25 | 15/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Megjithëse duhet të ishte shkarkuar qysh në shtator 2023, sipas rekomandimit të KLSH, drejtori i “Albpetrol”, Eltar Deda, vazhdon të ndajë me disa oligarkë fondet e shoqërisë shtetërore. Prokurimi i fundit që firmosi Deda është marrja e makinave me qira. Në fakt, Albpetrol ka mjaftueshëm makina në pronësi, por Deda tashmë ka menduar t’i marrë me qira pa përcaktuar se për çfarë nevojiten këto automjete shtesë.

1.1 milion euro për 16 makina me qira!

Jemi duke folur për tenderin me Nr. REF-85607-10-27-2023, me objekt: “Marrje automjete me qira”, me fond limit 96,992,000.00 lekë të vjetra pa TVSH, zhvilluar me datë 22 janar 2024 nga autoriteti kontraktor, Sh.A. Albpetrol.

Edhe pse në këtë tender ishin paraqitur 3 oferta, fituese është shpallur kompania CLASSIC Sh.p.k e oligarkut Agron Papuli, me ofertë rreth 1 milion e 80 mijë Euro, ose 20 mijë Euro afër fondit limit.

Ky është një shpërdorim i hapur, pasi bëhet fjalë për marrjen me qira të vetëm 16 makinave. “Në programin e zhvillimit të shoqërisë Albpetrol sha të miratuar për vitin 2023 është parashikuar edhe marrja me qira operacionale (leasing) të 16 (gjashtëmbëdhjetë) automjetesh fuoristrada për një periudhë 4(katër) vjeçare”, theksohet një shtojcë kontratës.

Meqë tenderi ishte mbi vlerën e lartë monetare, dhe sipas ligjit duhet më shumë se një operator për kontrata mbi 1 vit shërbime e furnizime mallrash, Papuli u tregua skematik dhe përdori filialin e tij “Infinity Destinations”, pra ka përdorur dy firma e veta duke i paraqitur si operatorë të ndryshëm. Me këtë tender mbi 1 milion Euro që mori nga “Albpetrol”, Agron Papuli ka arritur vlerën totale 19.5 milionë Euro nga qeveria “Rama” për makinat me qira.

Ndërkohë që kompania shtetërore Albpetrol, është zhytur në borxhe, ka lënë bllokuar mbi 80 puse për mungesë financimi dhe  do largojë afro 20% të punëtorëve, bën nga këto lloj tenderash. Pra, Deda u jep tenderat miqve të kryeministrit dhe siguron të qëndrojë në krye të kompanisë shtetërore megjithë abuzimet dhe shpërdorimet e zbuluara nga KLSH.

Denoncimi

Përveç denoncimit që bëjmë ne si media sa herë pikasim skandale të tilla, ky tender ka përfunduar edhe në dosjet e Komisionit të Prokurimeve Publike për shkak se është denoncuar nga operatori ekonomik “Eurocar Rentals” SHPK. Ky i fundit pretendon se duke përdorur disa kritere diskriminuese, “Albpetrol” ka skualifikuar këtë kompani pa të drejtë, madje pa shqyrtuar ofertën dhe ka shpallur fitues  në shkelje ligjore propozimin e paraqitur nga “Infinity Destinations ” SHPK & “Classic” SHPK.

Ndërsa komisioni vlerësues vazhdon të këmbëngul se “Eurocar Rentals” SHPK kishte disa mungesa në dokumentacion, në denoncim thuhej që prokurimi kërkonte kritere që ishin të hartuar posaçërisht vetëm për një kompani, atë që u shpall edhe fituese.

Gjithsesi, i mbetet KPP të shqyrtojë se ku çalon ky tender. Por, institucionet përgjegjëse nuk mund të lënë të kalojë kaq lehtë edhe fakti që po porositen makina luksoze pa qenë nevoja dhe po i falen miliona euro një oligarku që është pasuruar me kontratat që i jep qeveria.

Pse u kërkua shkarkimi i Dedës?

Eltar Deda, ish-deputeti socialist, i cili mori drejtimin e Albpetrol në Tetor të vitit 2022. Në shtator 2023, Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandon shkarkimin nga detyra të Administratorit të kompanisë shtetërore të naftës, Albpetrol sha. Ai konsiderohet përgjegjës pasi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka lejuar shkaktimin e dëmit ekonomik në vlerë miliona dollarë, si edhe ka vendosur kompaninë përballë riskut që të humbasë edhe dhjetëra milionë dollarë të tjerë. Dëmi më i madh është konstatuar në shitjen e naftës bruto, të nxjerrë nga degët e Albpetrolit.

Sipas KLSH-së, u konstatua se kompania publike ka shitur në ankande produktin naftë jashtë standardit teknologjik. Në këtë mënyrë, është ulur çmimi i naftës së shitur dhe rrjedhimisht, edhe fitimi real i shoqërisë publike.

Audituesit shtetërorë kanë përllogaritur se, vetëm për shkak të kësaj situate, kompanisë Albpetrol i mungojnë rreth 5.8 milionë dollarë të ardhura.

Gjithashtu, shoqëria Albpetrol sh.a Patos, nga ana e sajë nuk ka marrë asnjë masë shtrëngues për arkëtimin e detyrimeve të energjisë elektrike të konsumuar nga shoqëritë koncesionarëve që operojnë në tregun e naftës.

Sipas KLSH-së, ky veprim përben risk të lartë për shoqërinë “ALBPETOL” sha me efekt financiar me dëm në shumën 3,013,481,000 lekë së bashku me kamatëvonesat, pasi në rast falimentimi ose largimi të ndonjë prej shoqërive koncesionare, detyrimet për energjisë mbesin për likujdim shoqërisë Albpetrol sh.a Patos.

Nga ana tjetër, audituesit shtetërorë kanë konstatuar problematika në një seri të gjatë tenderash publikë të zhvilluar nga Albpetrol, ku janë vërejtur standarde të dyfishta, kritere diskriminuese për operatorët ekonomikë e të tjerë, me një dëm ekonomik me vlerë disa milionë dollarë.

Për të gjitha këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar masa disiplinore për disa drejtues të kompanisë “Albpetrol”, përfshirë Administratorin Eltar Deda, për të cilin i sugjerohet Këshillit Mbikqyrës që ta shkarkojë nga detyra.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Të Lidhura

nga 27
21:52 | 21/12/2025
0

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçëm, ku një kamion i ngarkuar me...

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

nga 27
20:06 | 21/12/2025
0

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

nga 27
19:36 | 21/12/2025
0

Policia e Durrësit ka njoftuar zyrtarisht për incidentin e ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13,...

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

nga 27
19:10 | 21/12/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncon një vjedhje të rëndë shtetërore, duke deklaruar se shishe vere shumë të rralla dhe...

Para
Edhe president shqiptar? Arben Taravari shpall kandidaturën në MV –

Edhe president shqiptar? Arben Taravari shpall kandidaturën në MV -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com