Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Vuno-Himarë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15, ku shtetasi F. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin S. H. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...










