Policia e Lushnjes ka sekuestruar 224 kg kanabis sativa në një banesë në fshatin Zhame.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit 56-vjeçar Sami Ibaliu, ku në shtëpinë e tij u gjet dhe një armë gjahu, së bashku me 163 fishekë.
Ndaj Sami Ibaliu u mor masa e arrestit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.