Veterinerë dhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë ishin në Rrapez të Lushnjes, fshati ku janë prekur nga dermatoza nodulare më shumë se gjysma e gjedhëve.
Kryeveterineri Edi Ferro dhe zv.ministri Roni Telegrafi siguruan fermerët që çdo kafshë e ngordhur nga sëmundja e gjedhit do të dëmshpërblehet kokë më kokë me një tjetër bagëti.
Zyrtarët e Ministrisë u bënë thirrje fermerëve të matrikulojnë bagëtitë që të ketë një evidencë e qartë e numrit të gjedhit që ka zona e Myzeqesë. Ndërkohë këtë periudhë sëmundja e dermatozës nodulare ka njohur një rishfaqje në zonat fushore, ku temperaturat janë më të larta.