Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një motor ka përplasur një 60-vjeçar i cili udhëtonte me biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën rurale Karbunarë-Stan.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë të dy drejtuesit, ai i motorit, Aurel Gorovelli, 35 vjeç dhe ai i biçikletës. Ky i fundit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë prerja e rrugës nga biçikleta, ndaj motorit.