Një aksident ka ndodhur sot në autostradën Lushnje-Fier, si pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar.
Sipas të dhënave nga policia shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.
Shtetasi I.B ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi H.G. ndërroi jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.