Një fermer nga fashti Dushk i qytetit Lushnjes ka gjetur vdekjen mesditën e sotme.
52-vjeçari Behar Shpata ka qenë duke pastruar frezën e zetorit, e cila ishte bllokuar.
Për fatin e tij të keq freza nuk ka qënë e stakuar por e ndezur, duke e tërhequr dhe duke e plagosur rëndë fermerin.
Fermerët i kanë shkuar në ndihmë 52- vjeçarit, por nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupi të 52-vjeçarit nga zetori.