Krim në familje në Lushnje. Babai 45-vjeçar qëllon me thikë djalin e tij dhe bashkëshorten, duke i lënë të plagosur.
Policia bën të ditur se mëngjesin e kësaj të marte, për shkak të një konflikti në familje, Shpresim Gj., 45 vjeç, banues në Dushk, Lushnje, ka qëlluar me thikë bashkëshorten, M.Gj, 43 vjeçe, dhe djalin e tij, M.Gj, 18 vjeç.
Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Lushnjes ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.