Lulishte zgjedhore/ Adrian Gurma i fal 100 mln lekë Bledar Manes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lulishte zgjedhore/ Adrian Gurma i fal 100 mln lekë Bledar Manes

16:47 | 02/12/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë –

Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United –

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq –

opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve –

Pasi përfundojnë zgjedhjet, Bashkia Sarandë merret vetëm me leje ndërtimesh nëpër zonat bregdetare. Por kur afron fushata, kryetari Adrian Gurma zgjohet dhe bënë kërdinë me tenderët. Ditën e sotme (2 dhjetor 2022) Gurma ka mbyllur tenderin me objekt  “Rikualifikim i hapësirash me lulishte dhe stola, rruga “Apostol Cuni` mbi Adem Shemen, poshtë shikut, mbi komisariat dhe rikualifikim i rrugëve ne Berdenesh, Cuke, Manastir, Kodër”.

Për këtë tender është planifikuar të shpenzohen 10 000 000,00 lekë të reja. Bashki Sarandë e ka skuqur prokurimin me shkelje rregullash. Ky projekt është klasifikuar në tenderët me “Flamur të Kuq”, pasi ka risk të lartë për korrupsionin me fondin e caktuar.

Sipas dokumentit, për këtë tender kanë paraqitur oferta 4 kompani. Por, Gurma ka lënë në garë vetëm firmën “MANE/S” SHPK. Kështu ja ka dhënë tenderin pronarit të saj Bledar Mane pa konkurrencë fare. Ndërkohë vërehet një tjetër shkelje. Mane ka paraqitur ofertë me vlerë 9 839 280, pra sa 92% e fondit limit. Ndërsa një tjetër firmë ka paraqitur ofertën me 10 milionë lekë më lirë, por nuk është marrë parasysh. Edhe pse ligji kërkon që të merren në konsideratë ofertat më të lira për të eliminuar riskun e fondit limit. Kështu, 100 milionë lekë po xhirohen në xhepin e Manes, sigurisht që një përqindje do pikojë edhe për zyrtarët e komisionit të tenderit.

Mane përpin tenderët

Ky tender është vetëm një nga dhuratat që Mane merr nga Bashkia Sarandë. Pasi vetëm në 2 vitet e fundit “MANE/S” SHPK numëron rreth 3 miliardë lekë nga transaksionet e Thesarit të Shtetit për tenderë. Në tabelën më poshtë vihet re se më shumë tenderë i janë dhënë nga Bashkia Sarandë, kryesisht për ndërtime. Vetëm tani u kujtua për një lulishte Gurma! Në fakt sipas planit, kjoi lulishte pritet të përfundojë janarin e vitit 2023. Por, nga moti i paqëndrueshëm që përfshinë vendin në këtë periudhë, parashikohet që mund të ketë edhe shtyrje të punimeve.

Gjithsesi, Mane është mësuar të zhvillojë projekte në kundërshtin me ligjin. Disa kohë më parë kompania “MANE/S shpk” ka shkelur rregullat që duhet të zbatojë gjatë restaurimit të Kishës së Apostujve në Hoshtevë. Dhe sipas nenit 23, paragrafi 1, pika c  të rregullores për restaurimet në objektet kulturore, kësaj kompanie i duhej hequr licenca.

“Në bazë të rregullores “Mbi Kriteret dhe procedurat administrative për marrjen e licencave të ushtrimit të profesionit të restauratorit”, miratuar nga Ministria e Kulturës me vendimin nr. 75, datë 3 Prill 2015, mbështetur mbi ligjin 9048, datë 7 Prill 2003”,  Kompania “MANE/S shpk” gjatë punës për restaurimin e Kishës së Apostujve në Hoshtevë ka shkelur rregullat që duhet të ndjekë gjatë kësaj veprimtarie.

Por, asaj kohe nuk është marrë asnjë masë dhe tashmë Mane vazhdon i lirë pazaret me kryebashkiakun e Sarandës!

Të Lidhura

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë –

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë –

nga 27
23:28 | 20/03/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United –

Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United –

nga 27
23:16 | 20/03/2026
0

Nuk ka fitues në ndeshjen hapëse të javës së 31 të Premier League angleze mes Bournemouth dhe Manchester United. Në...

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq –

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq –

nga 27
22:48 | 20/03/2026
0

Elbasani dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në...

opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve –

opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve –

nga 27
21:18 | 20/03/2026
0

Opozita shqiptare do të mbajë më 22 mars protestën e radhës kombëtare në Tiranë. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”...

Para
Detajet/ Denilson Çervanaku jepte 500-1000 euro në doganë

Detajet/ Denilson Çervanaku jepte 500-1000 euro në doganë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë –

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë –

23:28 | 20/03/2026
Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United –

Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United –

23:16 | 20/03/2026
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq –

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq –

22:48 | 20/03/2026
opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve –

opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve –

21:18 | 20/03/2026
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan –

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan –

21:16 | 20/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë –
  • Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United –
  • Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq –
  • opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve –
  • Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan –
  • Lewandowski flet për duelin ndaj Shqipërisë: Nuk e konsideroj si ndeshjen e fundit…

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë –
  • Premier League/Gjithçka ndodhi në Bournemouth-Manchester United –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com