Gjel deti me përshesh, byrek në saç, gic furre, rosë me oriz, peshk në furrë, acuge, karkalec e oktapod zgare, qoftë peshku, friture ngjalash, ravioli me peshk, sepie e kallamarë. Rizoto e spageti me fruta deti, sallata mediterraneo, bukë misri me ajkë etj, etj. Verë e raki të cilësisë së parë, verë e kuqe Primitivo, birra të huaja, ujë në shishe qelqi. Këto janë ushqimet luksi që kanë konsumuar dhe do konsumojnë shtetarët. Institucionet janë vënë në “garë” për të zhvilluar tenderë për darkat dhe drekat për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Emisioni Investigativ “Fiks Fare” ka bërë një vëzhgim në Agjencinë e Prokurimit Publik, ku ajo që bie në sy në këto dreka dhe darka është menyja, luksoze. Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik zhvilloi procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, me fond limit me vlerë 298.000 lekë. Darka u zhvillua në datë 21 dhjetor, në orën 19.00. Kjo Agjenci kërkonte lokalin të gjithin për vete, parkim për 30 automjete. Megjithatë, ajo që binte në sy ishte menyja. Pjatë e përbashkët për katër persona ishte një sallatë çezar, perime zgare, perime me avull, djathë i bardhë furrë e brusketa. Pjata personale ishte antipastë proshutë dhe djathra mix, fileto viçi me arra gorgonzola, pulë deti me përshesh, ëmbëlsirë dhe fruta. Pijet ishin pa limit, verë me shishe e cilësisë së parë, raki, birrë, pije freskuese etj.
Ndërkohë, AKEP-i ka bërë tenderin me vlerë 207.900 lekë, duke e quajtur aktivitet social-kulturor për festat e fundvitit. Darka do të zhvillohet më datë 26 dhjetor. Fillimisht do të jetë koktejli i mirëseardhjes, ndërsa menyja e darkës është fokaçe, salcë 3 kolor, sallatë mix, perime zgare, djathë furre, byrek në saç, role viçi e mbushur me pure patate, qengj furre + gic furre, qofte furre dhe rosë me oriz ose me qull. Ndërkohë, do të shërbehen verë e bardhë/e kuqe pa kufizim, birrë 0.33 litra pa kufizim etj, etj. Në këtë darkë do të marrin pjesë 63 persona, ndërsa lokali duhet të ofrojë ambiente të përshtatshme për kërcim. Brenda çmimit të ofruar duhet të përfshihet edhe shërbimi DJ.
Sipas dokumenteve, Porti i Vlorës, meqenëse institucioni është në breg të detit, kërkon peshk në furrë. Dreka do të bëhet më datë 29 dhjetor dhe janë akorduar 166.667 lekë të reja. Edhe në këtë rast, ajo që bie në sy është menyja. 100 vetë do të marrin pjesë në këtë “aktiviteti”, ndërsa do të konsumojnë peshk me patate në furrë, acuke, qofte peshku, karkalec zgare, kallamar, oktapod në zgarë, ëmbëlsirë dhe verë/ujë.
Megjithatë, institucioni që është “kampion” për shpenzime është Autoriteti Portual i Durrësit. Ky institucion ka akorduar 800.000 lekë të reja dhe në këtë darkë, që do të zhvillohet në datë 26 dhjetor në orën 20.30. Lokali duhet të ketë parkim jo më pak se 30 vende dhe menyja duhet të jetë e pasur me shumëllojshmëri ushqimesh. Në pjatën e parë do të shërbehet ravioli me peshk ose pasta shef, në varësi të shefit të kuzhinës së restorantit. Pjata e dytë do të jetë koc në zgarë me perime furre ose zgare ose levrek ne zgarë me perime furre ose zgare. Pjata e tretë do të jenë mikze zgare (sepie, kallamarë karkalec). Do të ketë ëmbëlsira të përgatitura nga shefi i kuzhinës së restorantit si dhe ofrimi i frutave të stinës. Muzika me Dj e suportuar nga restoranti. Gjithashtu, do të ofrohen birrë e huaj, Heineken ose Lowenbrau. Verë e kuqe është primitivo me shishe, vera e bardhë melodi sërish me shishe. Uji në shishe 05.lt qelq dhe produkte të tjera Fanta, Cola, Sprite. Të gjitha pijet duhet të jetë pa limit. Autoriteti Portual i Durrësit i ka kushtuar rëndësi edhe dekorit, i cili duhet të jetë nën atmosferën e ngjyrave të Vitit të Ri (gold). Veshje tavolinash uniformë ngjyrë gold, mbulese karrigesh ngjyre gold ose pana.
Filiali i Postës në Lezhë do të organizojë pritje për 91 persona. Fondi është 136.500 lekë, ndërsa menyja e drekës është mesore: brusketa, miks sallamersh, sallatë mikse e djathë. Pjata e parë do të jetë rizoto ose spageti me fruta deti, pjata e dytë peshk levrek 300 gramë, ndërsa pije do të ketë verë, birrë, pjesë freskuese, ujë për çdo person. Do të shërbehet edhe trileçe.
Ndërkohë, Universiteti Politeknik i Tiranes ka zhvilluar procedurën e prokurimit me vlerë të vogël me fond limit 215.000 lekë. Darka do të zhvillohet më datë 21 dhjetor, ndërsa do të marrin pjesë 176 persona. Në meny përfshihet dhe DJ profesional, salla të ketë kapacitet jo më pak se 200 persona. Menyja që është shërbyer kishte si antipasta sallatë mediterraneo, djathë i bardhë furre, bukë misri me ajkë, stucikini mix, speca të pjekur të marinuar, fërgesë me mish, qofte në tavë, kroketa orizi dhe chicken fingers dhe sallatë me salcë kosi dhe panxhar. Si pjatë të dytë kishte rizoto me kunguj e karkaleca. Pjata e tretë ishte arosto e viçit në furrë me salcë perimesh dhe patate furre ose mish gici i furrës me patate furre. U servir ëmbëlsirë browine me çokollatë ose trileçe, ndërsa pijet ishin verë e bardhë/e kuqe, 250ml/person, ujë me gaz/pa gaz 500 ml/person si dhe pije freskuese (lëngje frutash) Pepsi ose Ivi 330 ml/person.
Menyja e AKEP-it
Koktejli i mirëseardhjes dhe menyja e darkës:
– Fokace
– Salcë 3 kolor
– Sallatë mix
– Perime zgare
– Djath furre
– Byrek në saç
– Role viçi e mbushur me pure patate
– Qingj furre + gic furre
– Qofte furre
– Rosë me oriz ose me qull
– Verë e bardhë/e kuqe pa kufizim
– Birrë 0.33 litra pa kufizim
– Ujë mineral & natural pa kufizim
– Ëmbëlsirë
Specifikime:
– Ambienti duhet të jetë i përshtatshëm për 63 persona.
– Të ofrojë ambiente të përshtatshme për kërcim
– Brënda çmimit të ofruar të përfshijë edhe shërbimin DJ
Menuja e Shërbimit të Trupit Diplomatik
1. Pjatë e përbashkët për katër persona.
– Sallatë çezar
– Perime zgare
– Perime në avull
– Djath i bardhë furre
– Brusketa
2. Pjatë për një person.
– Antipastë proshutë dhe djathra mix
– Fileto viçi me arra gorgonzola
– Pulë deti me përshesh
– Ëmbëlsirë
– Fruta
3. Pije pa limit
– Verë me shishe cilësi e parë
– Raki
– Birrë
– Pije freskuese
– Ujë natyral
Menyja e Autoritetit Portual të Durrësit
Pjata e parë
– Ravioli me peshk.
– Ose Pasta shef, në varësi të shefit të kuzhinës së restorantit.
Pjata e dytë
– Koc në zgarë me perime furre ose zgare.
– Ose levrek ne zgarë me perime furre ose zgare.
Pjata e tretë
– Mikse sgare (sepie, kallamarë karkalec).
Pije. Të gjitha pijet duhet të jetë pa limit.
– Birre e huaj, Heineken ose Loëenbrau .
– Verë e kuqe primitivo me shishe.
– Verë e bardhë Melodi sërish me shishe.
– Uji në shishe 05.lt qelq dhe produkte të tjera fanta, kola, sprite.
Dekori duhet të jetë nën atmosferën e ngjyrave të Vitit të Ri (gold) nën arredimin:
– Veshje tavolinash uniformë ngjyrë gold
– Mbulese karrigesh ngjyre gold ose pana.
Ëmbëlsira të përgatitura nga shefi i kuzhinës së restorantit si dhe ofrimi i frutave të stinës. Muzika me Dj e suportuar nga restoranti
Menyja e Filialit të Postës në Lezhë
Mezore: Brusketa, miks sallamerish, sallatë mikse, djathë
Pjata e parë: Rizoto ose spageti me fruta deti.
Pjata e dytë: Peshk levrek 300 gramë.
Pije: Verë, birrë, pjesë freskuese, ujë për çdo person
Ëmbëlsira: Trileçe.
Menyja e Universitetit Politeknik të Tiranës
Antipasta
– Sallatë mediterraneo
– Djathë i bardhë furre
– Buke misri me ajkë
– Stucikini mix
– Speca të pjekur të marinuar
– Fërgesë me mish
– Qofte në tavë
– Kroketa orizi dhe chicken fingers
– Sallate me salcë kosi dhe panxhar
Pjata e dytë
– Rizoto me kunguj e karkaleca
Pjata e tretë
– Arosto e viçit në furrë me salcë perimesh dhe patate furre ose
– Mish gici i furrës me patate furre
Embëlsira
-Brownie me çokollatë ose trileçe
Pijet
-Ujë me gaz/pa gaz, 500 ml/person
-Verë e bardhë/e kuqe, 250ml/person
-Pije freskuese (lëngje frutash) Pepsi ose Ivi 330 ml/person.
Menyja e Portit të Vlorës
– Peshk me patate në furrë racion 1
– Acuke racion 1
– Perime racion 1
– Qofte peshku racion 1
– Karkalec zgare racion 1
– Kallamar racion racion 1
– Oktapod në zgarë racion 1
– Embëlsirë cope 1
– Verë/ujë cope 1
/tiranaobserver/