Pak orë para mbërritjes së dy negociatorëve nga Brukseli, ambasadorët Lu, Vlahutin e Borchard u takuan me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ambasadorët e SHBA-së, BE-së e OSBE-së, kanë shkuar në zyrën e kryetarit të Kuvendit, rreth orës 11:00 ku mendohet se po diskutohet rruga për zgjidhjen e krizës dhe çfarë do të diskutohet në takim me negociatorët e Brukselit, Fleckenstein dhe McAllister .