LSI denoncoi skemën e evazionit fiskal, kompania “Integrated Energy” mohon akuzat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

LSI denoncoi skemën e evazionit fiskal, kompania “Integrated Energy” mohon akuzat

11:16 | 05/07/2022
në Shqiperi
0

Kompania e inceneratorëve “Integrated Energy” ka dalë me një reagim publik pas denoncimeve të reja dhe dokumenteve që LSI do të depozitojë në SPAK, të cilat Monika Kryemadhi tha se tregojnë evazionin fiskal që kanë kryer 24 kompani me Klodian Zoton.

Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Tiranë në një postim në Facebook thotë se IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi duke hedhur poshtë akuzat e LSI.

Po sot, Kryetarja e LSI doli në një deklaratë për mediat dhe përmendi reagimin e kompanisë dhe tha se “sapo u njoha me një deklaratë të kompanive të inceneratorëve që është kompani që ka përfituar mbi 100 mln usd nga buxheti i shtetit”.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Reagimi nga IEBV – Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Tiranë

TIRANE. Dt. 5. 7. 2022

Deklaratë e Shoqërisë Koncesionare Integrated Energy BV SPV

Ditën e djeshme opinioni publik ra preh e dizinformimit të qëllimshëm, me akuzat e hedhura kundrejt Shoqërisë tonë nga kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) Znj. Monika Kryemadhi. Sipas saj një skemë mashtrimi me TVSH, e disa kompanive fiktive që kanë operuar në Shqipëri ka përfshirë Integrated Energy BV SPV (IEBV). Po sipas saj këto kompani kanë pasur marrëdhënie tregtare me Shoqërinë Koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila ndërton dhe menaxhon Zonën e Trajtimit të Mbetjeve në Tiranë.

Në interes të publikut deklarojmë se:

IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona.

Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV.

Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër.

Ftojmë mediat të vijnë pranë Zonës së Trajtimit të Mbetjeve, jemi të hapur për çdo sqarim dhe të gatshëm për të hedhur dritë mbi të vërtetën.
Integrated Energy BV SPV

 

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shkrumbohet nga zjarri makina e një polici në Vlorë

Terrorizoi Zvërnecin duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet pas një viti vlonjati

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin! –

GJKKO rrëzoi garancinë pasurore, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar lirinë –

14:27 | 31/03/2026
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –

13:55 | 31/03/2026
Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit –

E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju –

13:43 | 31/03/2026
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –

13:33 | 31/03/2026
Është hakeruar faqja e KLGJ –

Është hakeruar faqja e KLGJ –

13:29 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • GJKKO rrëzoi garancinë pasurore, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar lirinë –
  • Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –
  • E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju –
  • Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha –
  • Është hakeruar faqja e KLGJ –
  • Është hakeruar faqja e KLGJ –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • GJKKO rrëzoi garancinë pasurore, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar lirinë –
  • Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com