Lotaria Amerikane, nesër rinisin aplikimet, ja çfarë duhet të dini – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lotaria Amerikane, nesër rinisin aplikimet, ja çfarë duhet të dini

20:00 | 17/10/2017
në Shqiperi
0

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftoi një ditë më parë se të gjitha aplikimet e bëra për Lotarinë Amerikane janë të pavlefshme për shkak të problemit me serverin e faqes së lotarisë.

Ndërsa sot Ambasada jep të tjera detaje duke iu përgjigjur interesit të shqiptarëve për të aplikuar.

“Askush nga individët që kanë aplikuar përpara 18 tetorit NUK penalizohet nese kryen nje aplikim te ri gjate periudhes se re te reëgjistrimeve, pasi ai aplikim i kryer perpara 18 Tetorit 2017 per DV-2019 nuk quhet i vlefshëm. Ndaj ju duhet të kryeni një aplikim të ri duke filluar nga data 18 Tetor. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët gjatë aplikimit të DV-2019 përpara datës 18 tetor, pasi aplikimet e kryera përpara datës 18 tetor për DV-2019 nuk janë të vlefshëm. Ju nuk mund të përdorni fotografinë e përdorur për DV-2018 (nëse keni aplikuar)”– njofton ambasada.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kostoja nese perzgjidheni 
“Nese perzgjidhesh: 330 dollare eshte tarifa e aplikimit per vize per person, 205 vizita mjekesoredhe pasi ke marre vizen, 220 per leshimin e green card. Keto tarifa mund te jene subjekt i ndryshimeve – pra qe nuk varen nga ne”- njofton ambasada.

Faza e re
Të gjitha aplikimet e kryera deri më tani për Lotarinë Amerikane janë shpallur të pavlefshme, ndaj edhe për t’u përfshirë në programin e vizave duhet që praktikat e regjistrimit të kryhen nga e para. Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e SHBA-ve ka kërkuar ndjesë për këtë amulli të krijuar, e cila ka mbajtur për disa ditë me radhë të bllokuar procesin. Problemet teknike të shfaqura në sistem janë bërë shkak edhe për zhvendosjen e periudhës së regjistrimeve. Sipas Ambasadës, faqja për aplikimet do të jetë aktive duke nisur prej pasdites së djeshme deri më 22 nëntor, ndërkohë që të gjitha kërkesat e mëparshme janë fshirë dhe do të duhet të ribëhen.

“Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV- 2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit. Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00, ora lokale e Shqipërisë”, nënvizohet në njoftim.

BLLOKIMI
Rënia e serverit shkaktoi për disa ditë me radhë bllokimin e aplikimeve. Mbi situatën e krijuar, Ambasada nxitoi të sqaronte se pezullimi nuk kishte ardhur prej mbingarkesës së krijuar në rrjet, por për shkak të një defekti që kishte përfshirë të gjitha vendet në të cilat aplikohet programi i vizave përmes lotarisë. Për më shumë se një javë, faqja ishte jashtë funksionit, çka detyroi përfaqësuesit e lotarisë që të anulojnë praktikat e kryera deri më tani dhe të rihapin nga e para procesin e aplikimit.

LOTARIA
Edhe këtë vit, fati i lotarisë do të trokasë për 50 mijë shtetas nga e gjithë bota, të cilët do të kenë mundësi të prekin ëndrrën amerikane. Procesi i përzgjedhjes kalon nëpër dy faza, e para është tërësisht rastësore, ndërsa në të dytën përzgjedhja bëhet mbi bazën e disa kritereve specifike. Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë, për të shmangur gabimet më të shpeshta të cilat kanë skualifikuar shqiptarët, që në ditët e para ka ndërmarrë një fushatë informimi mbi mënyrën e aplikimet, hapat që duhet të ndiqen dhe “pikat e nxehta” me të cilat duhet të tregohet kujdes.

Etiketa: ambasada e shbaLotaria Amerikanerinisin aplikimet

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Zbardhen përgjime të reja për Habilajn, “Tahiri bëri 5 mln euro për një muaj”

Zbardhen përgjime të reja për Habilajn, “Tahiri bëri 5 mln euro për një muaj”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com