Katër ditë pas sulmit terrorist në Londër, dhjetëra gra, shumë prej tyre të veshura me shami, janë mbledhur në shenjë solidariteti për të dënuar krimin e tmerrshëm që tronditi botën.
Të veshura me ngjyrën blu, simbol i shpresës dhe paqes ato kanë formuar një zinxhir dhe kanë qendruar ashtu përreth 5 minuta përgjatë urës së “Westminster” për të kujtuar viktimat e sulmit të 22 marsit.
Me këtë gjest ato duan t’i tregojnë botës se ky veprim është një shenjë solidariteti dhe se myslimanët parimorë kurrsesi nuk pajtohen me të tilla akte.