Ambasadori Qirjako Qirko ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur Londrën,ku shprehet se nuk ka informacione, për shqiptar të plagosur.
Qirko është shprehur se personat e plagosur, janë kryesisht turistë, dhe se policia nuk ka dhënë ende detaje për shtetësinë e tyre.
Ambasadori ka deklaruar se pasi autori ka tentuar të futet me thikë në parlament, kryeministrja Theresa May e cila ndodhej në godinë në momentin e sulmit është evakuuar nën forca të rrepta sigurie.
Pasditën e sotme, një personka përplasur me makinë qytetarët në urën “Westminster” duke lënë 12 të plagosur dhe një grua të vdekur dhe më pas është drejtuar për në godinën e Parlamentit duke u përplasur me gardhin rrethues, ndërsa më pas ka dalë nga makina dhe është drejtuar për në hyrje me një thikë në dorë, por është përleshur me policët.
Nga përleshja dhe goditja e agresorit një polic ka humbur jetën disa minuta më pas në spital, ndërsa autori është vrarë nga policia.