Nga zjarri që përfshiu kullën Grenfell në Londër janë raportuar 58 persona të zhdukur, të cilët supozohet se kanë humbur jetën.
Komandanti i policisë, Stuart Cundy, tha se numri mund të rritet. Operacioni i rimëkëmbjes për ndërtesën e djegur ka rifilluar dhe mund të marrë disa javë.
Ende nuk dihet fati i personave të zhdukur, ndërkohë që në qendër të qytetit zhvillohen protesta për të prekurit.
Shkaku për tragjedinë ku mbetën të plagosur shumë njerëz besohet të jetë një frigorifer që shpërtheu.