Llumi i betonit dhe morali i 100 mijë eurove! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llumi i betonit dhe morali i 100 mijë eurove!

20:15 | 21/01/2022
në Kryesore
0

Marioneta Veliaj më në fund zbrazi tërë arsenalin e tij të llumit, dhe lëtyrës politike për një futboll të pastër, për një merak të tijin se çfarë po prodhon futbolli dhe çfarë sipas tij rrezikon të pësojë komuniteti me mandatin e 6-të. Lali mbrëmë vërehej i lëshuar, i tërbuar, i helmuar, karshi Presidentit Duka, duke ngritur siparin e një beteje të shumanshme dhe duke çuar mesazhe që tashmë garën për president e komandon ai. Një shëmbëlltyre direkte e Erion Braçes në këtë proces, ku zhvirgjëria e moralit bashkiak kërkon të plugojë moral futbolli.

E megjithatë, Veliaj foli qartë dhe me kosto koshiente. Tashmë ai është “violina” e parë në këtë stinë ofertash, joshjesh, censure e presioni.

Një shpullë, vetë Veliaj e mori 4 vite më parë, e mesa duket e mbajti gjatë brenda si vuajtje, dhe tashmë i duhet ta heqë atë kunj real. Fitues është në të dyja rastet, edhe nëse i humbet ushtari i tij: Sepse do të shijojë ampulën e “Shijakut” brenda edhe për 4 vite të tjera. E megjithatë Lali foli. Me, apo pa orientimin e Pashait të Rilindjes, këtë do e faktojë koha. Por, pavarësisht llumit që artikuloi shpesh, Veliaj harroi të jepte përgjigje për jo pak gjëra, që gjithsesi, me etikën, dhe në respekt të kontributeve të tij inceneruese si kryebashkiak, po kërkojmë sërish disa përgjigje prej vetë atij, duke e pyetur:

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

  1. A kishte një të vërtetë oferta e njeriut të tij ndërtues prej 100 mijë eurosh në drejtim të Krenar Alimehmetit?
  2. A kishte shkuar ndërtuesi Cuka në emër të tij për të joshur me para kandidatin e SHRFT, Alimehmeti?
  3. Nëse nuk është e vërtetë pse nuk e kundërshtoi, dhe pse nuk e hodhi poshtë me të njëjtën neveri siç edhe lakoi shpesh llumin e Shijakut?
  4. A ka një përgjigje Veliaj që nëse kjo video ekziston ajo do të administrohet si provë në UEFA me një sanksion të frikshëm përjashtimor për FSHF e Shqipërinë?
  5. Nëse nuk është palë, dhe presupozojmë që mund të jetë lajthitje personale e ndërtuesit që mori një leje ndërtimi, pse nuk distancohet Erion Veliaj?
  6. A ka një përgjigje Veliaj vetë për pritjen, përcjelljen, presionin me vend pune të anëtarëve të shoqatave të Tiranës, me varësi pune edukimin fizik?
  7. Të paktën e pranon Veliaj që zyra e tij ka prej javësh që është zyrë pritjeje për të shantazhuar me vendin e punës ata që do të votojnë për shoqatën e Tiranës?
  8. Pse nuk ka përgjigje kryetari i Bashkisë për kërkesën e vetë FSHF për financimin e 100 fushave dhe vënien në dispozicion të terreneve (ato që janë ende larg riskut të plintave e betoniereve)?
  9. A ka një përgjigje Veliaj për koordinimin e plotë të grupit të strukturuar elektoral pranë bashkisë së tij, për të rrëzuar hierarkinë e futbollit
  10. A ka një përgjigje Veliaj për prishjen e ish-kompleksit Dajti dhe ngritjen aty të kullave që i ka për zemër, por me mistere okulte të financimit?

Janë përgjigje që do të instalonin më shumë besueshmëri, më pak llum, më shumë transparencë e më pak baltë, më shumë vendosmëri për të bërë mirë atë që presupozohet të jetë bërë keq. Por, asnjë përgjigje në këtë drejtim nuk erdhi. Veliaj mbeti te katër rrugët e Shijakut, dhe llumi që e ka tashmë fjalë kyçe në retorikën e tij karshi Dukës. Veliaj nuk ka arritur ende në nivelet e Braçes, por mbetet një fotokopje e tij, në formën e embrionit që sapo ka nisur të “kafshojë”, në këtë llogore lufte e cila realisht underground po ideon e prodhon vetëm skema e receta joshje e shantazhimi.

100 mijë eurot e njeriut të tij janë ABC-ja e të gjithë skemës së tij për të rrëzuar me lekë, atë që nuk e rrëzon dot me votë. Po! Para’ dhe buxhete në network-un e tij të financimeve të errëta ka dhe nuk mungojnë. Këtu është i drejtë nëse e gjykojmë. Por, videoja që ende administrohet, por që nuk po prodhon ende një feedback morali në opinion e konfiguron betejën e llumit të betonit, me një sipërmarrje të qartë klienteliste, ku vetë ai ka shpallur de jure një kandidaturë në heshtje, atë të trustit ekonomik që do të rrëzojë një president, por duke deformuar një vullnet. Kalimi në heshtje në autogolin që ka bërë njeriu i tij, përfituesi kryesor me një shesh ndërtimi, duke hedhur në tavolinë 100 mijë euro, dëshmon edhe një herë që Veliaj po rrit presionin e tij, pasi ndien që pllakat “tektonike” të provës juridike që prodhon ajo video mbeten në fërkim e sipër. Sizma e tij po vjen, e në këtë situatë, mbrojtja më e mirë është sulmi. Madje, sulm me llum nga llumi, që ka nisur një atak, makineria propagandistike e të cilit për hir të së vërtetës prevalon mbi kapacitetet e njëjta të anës tjetër. E megjithatë, një dhimbje koke e ka: videon e njeriut të tij….

Etiketa: betonieurotllumimorali

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Gjekmarkaj: Berisha me kandidatët e tij nuk do të arrijnë asgjë!

Gjekmarkaj: Berisha me kandidatët e tij nuk do të arrijnë asgjë!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com