Me vendim të Gjykatës së Apelit është liruar sot nga qelia administrator i “Skela Syla”, Petrit Syla. Syla ishte lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë, i dyshuar për shkeljeve të rregullave të sigurisë në punë.
Kujtojmë se ai u arrestua pas vdekjes së dy punëtorëve më 16 gusht, të cilët po punonin në një pallat kur u rrëzua skela.
Avokati i biznesmenit, Mirash Ndoci e apeloi vendimin duke thënë se ndalimi i Petrit Sylës ishte i paligjshëm dhe se përgjegjësia për ngjarjen në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, nuk bie mbi administratorin.