Liqeni i Ohrit po “plaket”! (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liqeni i Ohrit po “plaket”! (film)

19:00 | 24/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ledjona Xheladinaj

Liqeni i Ohrit nuk është i rëndësishëm vetëm për bukurinë që ka.

Ai është liqeni me shkallën e biodiversitetit më të lartë në botë, nëse merret parasysh dhe lloji i kafshëve endemike për sipërfaqen e zonës përreth.

Read more

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Është  listuar  si një  ndër 3 liqenet më të vjetra në botë, ku kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin, vlerat e shumta arkeologjike kanë bërë që sipas specialistëve ai të klasifikohet si një pasuri natyrore dhe kulturore.

Po për sa kohë?

Nëse njerëzit do të vazhdojnë të ndotin liqenin e Ohrit në këtë mënyrë për pak vite i gjithë mjedisi do të shkatërrohet.

Kërcënimi më i madh janë  mbetjet plastike dhe inerte.

Këtu jemi në lumin e fshatit Rrëmenj. Ai është i mbytur nga inertet e ngurta të hedhura nga banorë. Për fat të keq këto mbetje derdhen në liqen. Banorët thonë se dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e tyre.

Specialisti Avni Myrta tregon se ndërhyrja e shkaktuar nga vetë dora e njeriut po i sjell dëm kësaj pasurie të mbrojtur nga UNESCO.

“Ka ardhur si rezultat i derdhjes së lumenjve në liqen. Ato grumbullojnë tërë ujërat, kanalet, ujërat e zeza, që ndikojnë. Pavarësisht se ka ndryshime, duhet që këto ujëra të mblidhen me kolektor. E dyta është erozioni, këtu ka jone të hekurit që i shkaktojnë dëm biodiversitetit. Këto kanë bërë që të rritet kallami, kjo është një këmbanë alarmi që duhet të shqetësohemi të gjithë, pushteti vendor dhe qeveritare. Ndërrimi i pritave, mbrojtjen e pyetjeve dhe mbrojtjes së pyllit të gështenjës”.

Edhe kallamishtet të cilat kanë pushtuar vijën liqenorë tregojnë për plakjen e liqenit.

“Rritja e kallamishtes është kryesisht nga ndotja. Plus kësaj edhe instacat qeveritare, me gjendjen që është dhe me rëndësinë që i jepet duke qenë se jemi në UNESCO duhet të punojnë më shumë”.

I njëjti problem është edhe në njësitë e tjera administrative.

“I ndërtuar në kohën e monizmit. Megjithatë ujërat e zeza të fshatrave Leshnicë Çeravë derdhen në liqen. Në basenin ujëmbledhës të Pogradecit akoma nuk është vënë dorë, pyjet janë në trajtë shkurresh dhe dushku”.

Për Gani Begon, specialistin e zonave të mbrojtura  një problem shumë i madh është edhe prerja e paligjshme e pyjeve në zonën përreth liqenit.

“Vazhdon të jetë problem prerja e pemëve për dru zjarri. Pasi siç dihet në Liqenin e Ohrit dhe Pogradecit jetojnë 60 mijë banorë. 90% ngrohen me dru zjarri. Prandaj vijon të jetë problem dëmtimi i pyjeve. Edhe pse ne si zonë e mbrojtur  mundohemi të kemi një impakt te njerëzit që ti shmangin zonat e mbrojtura dhe të mos i dëmtojmë ato”.

Një fenomen aspak i bukur është edhe hedhje e Mbetjeve dhe inerteve në ujërat e Liqenit të Ohrit. Lejimi i ndërtimeve pa leje ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit.

“Pas monizmit ky liqen pësoi një disfatë të madhe, me ujërat e zeza, mbeturinat, ndërtimet e paligjshme, ndërtimet e tyre. Të gjitha këto kanë sjell një dëm ekologjik në liqen. Ndotja qe i bëhet qoftë nga ndërtimet pa leje, infrastruktura e dobët, edhe pse shumë rrugë janë bërë. Dëm të madh i ka sjell peisazhit edhe Rruga Qukës-Qafë Plloçë. Të gjitha inertet shkojnë në liqen”.

Sipas të dhënave brenda 10 viteve mosha e liqenit është shtuar ndjeshëm.

“Nga llogaritë ky liqen, nuk themi 2-3 milion, por më tepër se 100 – 150 mijë vjet nuk ka e ka jetën. Liqenit i shkurtohet jeta, me këtë rritëm, mbetjeve që s’kanë ku ti hedhin. Kjo është skandaloze. Duhet të dalin shkaktarët. Policia duhet të ndërhyjë. As kryetari s’duhet të lejojë kamioncinat.  Çdo vit në liqen ka 4 qind mijë metra kub ujë më pak”.

Por cilat janë masat që duhet të marrin instancat qeveritare dhe vendore?

“Ne vazhdojmë të dalim në terren, së bashku me policinë, që dhe njerëzit të ndërgjegjësohen. pasi ka shumë njerëz që nuk e dinë statusin e zonës”.

“Qeveria dhe organizatat duhet të dalin në terren për të mbrojtur liqenin”.

Për specialistët e gjithë kjo ndotje e shkaktuar artificialisht nga vetë njeriu po e çon liqenin i Ohrit drejt plakjes.

“Liqeni i Ohrit po shkon drejt plakjes. Ky është alarmi që po ngrihet nga specialistët e mjedisit. Sipas tyre, faktorët dhe shkaktarët kryesor janë vetë dora e njeriut, siç është preja e paligjshme e pyjeve, por edhe lumenjtë mbajnë një rol kryesore nëse e shohim në pamje, në një vëzhgim me kamerën tonë. Shohim që inerte dhe mbetje urbane janë të hedhura buzë lumenjve, të cilët më pas derdhen në liqen. Janë këto ato që shkaktojnë një dëm kolosal në liqen jo vetëm për jetëgjatësinë, por edhe gjallesat që jetojnë aty”.

Për shkak të vlerave universale, natyrore dhe kulturore të jashtëzakonshme një pjesë e liqenit të Ohrit u shpall si vend i trashëgimisë botërore UNESCO në vitin  1979. Në shkurt të 2018 qeveria shqiptare paraqiti një propozim tek UNESCO për të zgjeruar zonë edhe në pjesën shqiptare. Në vitin 2019 pas një pune shumë-vjeçare më në fund I gjithë liqeni I Ohrit është i plotë në listën e pasurive të UNESCO-S.

Etiketa: Ledjona Xheladinajliqeni i Ohritplakje

Të Lidhura

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

nga 27
21:38 | 14/01/2026
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes...

Para
Duke qeshur e nxjerrë gjuhën, djali i prish videon live analistit gjerman

Duke qeshur e nxjerrë gjuhën, djali i prish videon live analistit gjerman

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026
Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

21:18 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –
  • Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com