Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një linje të re të ujësjellësit në zonën e Unazës së Re, e cila është shumë e populluar, por që ndërtimet e lejuara dikur nga ish- komunat nuk u shoqëruan asnjëherë me projektet hidroteknike.
Mjetet e rënda të Bashkisë dhe të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë kanë nisur punë për hapjen e kanaleve për të dërguar ujin e pijshëm edhe në këto zona që për vite me radhë kanë vuajtur nga problemin e mungesës së infrastrukturës së nevojshme.
Deri më tani zgjidhja për këto familje ka qenë përdorimi i ujit të pusit si dhe autobotet.
Prej dy vitesh në këtë zonë kanë nisur disa projekte në mënyrë që të rritet kapaciteti i furnizimit me ujë dhe qasja me sistemet e kanalizimeve.
Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se falë investimeve që Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime do të kryejnë në 5 vitet e ardhshme, qytetarët kryeqytetas do të marrin furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë.