Duket se bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka ndjekur shembullin e kryeministër, duke hapur një kanal në Youtube.
Ajo e ka publikuar sot hapjen e këtij kanali ku shkruan se do të jetë ndërthurje të jetës së saj profesionale dhe asaj publike.
Linda Rama: Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetar i angazhuar? Ftoj këdo që është i interesuar të dijë të klikojë në http://linda.al. Por përpara se të klikoni, në këtë moment të festës së përulur për mua, një mesazh mirëseardhjeje mund të gjendet në: https://www.youtube.com/@lindarama.
Kanali i saj deri më tani ka 7 video, ndërkohë që videoja e fundit e këtij kanali është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama në Twitter.