‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:19 | 22/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar një propozim të ri ligjor për portet turistike që mban firmën e deputetes socialiste Zamira Sinaj.

Sipas Tabakut, skema është e qartë: kush ka marrë statusin “investitor strategjik”, mund të marrë edhe portin, pa procedurë konkurruese. Deputetja demokrate thotë se kjo bie ndesh edhe me angazhimin e qeverisë për ta shfuqizuar Ligjin për Investimet Strategjike në kuadër të procesit të integrimit europian.

“Këdo që të pyesësh sot se çfarë është ligji i investimeve strategjike, të gjithëve iu kujtohet ligji që ndan porte, aeroporte e fshatra turistike pa garë. Veç këtij ligji, mazhoranca ka sjellë edhe një ligj tjetër të porteve. Kushdo që ka marrë investim strategjik tani do të ketë të drejtë ta marrë edhe portin pa garë. Pa garë e para dhe pa garë e dyta. Megjithëse qeveria shqiptare ka marrë angazhimin edhe si rezultat i procesit të integrimit që ta shfuqizojë ligjin për investime strategjike, ata përsëri vazhdojnë bëjnë ligje që bien ndesh edhe me procesin e integrimit dhe interesat e qytetarëve shqiptarë,” shprehet ajo në një video në Facebook.

Read more

Ky oligark po na grabit tokat –

Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Sipas saj, ndërkohë që flitet për afrimin me BE-në, po shtohen ligje që, në praktikë, përqendrojnë asetet në pak duar.

“Sot në ekonominë shqiptare nuk ka garë. Një biznes normal nuk ka mundësi të futet në një garë dhe ta fitojë atë. Ose ndahen si investime strategjike, ose nëpërmjet tenderave e koncesioneve në pak duar, ose jepen pa procedurë, siç po pretendohet me portet. Kjo e ka shkatërruar ekonominë shqiptare. Pastaj dëgjojmë përralla për investime të huaja. Si mund të vijnë investimet e huaja kur nuk ka garë?” tha Tabaku.

Aktualisht, ligji për portet turistike parashikon që ndërtimi i tyre të bëhet përmes procedurës së koncesionit. Me ndryshimin e propozuar, subjektet që kanë statusin e investitorit strategjik mund të përjashtohen nga ky detyrim.

Investitorët strategjikë përfitojnë një sërë lehtësish: përjashtime nga disa taksa, procedura të përshpejtuara dhe mbështetje nga shteti me infrastrukturë, si rrugë, energji apo kanalizime. Një pjesë e tyre kanë marrë edhe shfrytëzimin e zonave bregdetare me vlerë simbolike 1 euro për disa dhjetëvjeçarë. Me propozimin e ri atyre u shtohet edhe një avantazh tjetër.

gijotina.com/

The post ‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE appeared first on 27.

Të Lidhura

Ky oligark po na grabit tokat –

Ky oligark po na grabit tokat –

nga 27
15:31 | 22/02/2026
0

Banorët e fshatit Rrjoll në Velipojë të Shkodrës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, kundër ndërtimit të resortit...

Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

nga 27
15:25 | 22/02/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte sot në terren në zonën e Dragostunjës, pranë urës së dëmtuar në aksin Elbasan–Korçë, duke reaguar...

Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

nga 27
15:21 | 22/02/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji ishte sot në terren në zonën e Dragostunjës, pranë urës së dëmtuar në aksin Elbasan–Korçë, duke reaguar...

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

nga 27
15:17 | 22/02/2026
0

Problematika u konstatua pas lëvizjeve të tokës në zonë, duke ngritur alarmin për sigurinë e linjës së transmetimit. Specialistët e...

Para
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ky oligark po na grabit tokat –

Ky oligark po na grabit tokat –

15:31 | 22/02/2026
Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

15:25 | 22/02/2026
Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

15:21 | 22/02/2026
Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë

15:17 | 22/02/2026
‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:19 | 22/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ky oligark po na grabit tokat –
  • Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –
  • Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –
  • Rrëshqitja e dherave në Librazhd, rrezikohet shtylla e tensionit të lartë
  • ‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
  • Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ky oligark po na grabit tokat –
  • Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com