Ligjërimi politik Rama-Berisha, ka sosur në formë bejtesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ligjërimi politik Rama-Berisha, ka sosur në formë bejtesh

08:15 | 11/06/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Edhe pse ka pak studime, lidhur me natyrën e ligjërimit të politikës shqiptare, një i tillë i bërë pak kohë më parë nga OSFA tregonte realisht imazhin e kësaj kategorie, duke e treguar nivelin e kulturës politike shqiptare në kuota të ulëta emancipimi. Dhe, jo sepse në vazhdimësi mungon shprehja e duhur e kategorive dhe trajtave politike, por edhe mënyra sesi e kuptojnë atë liderët shqiptarë lë shumë për të dëshiruar.

Në leksikun e përbashkët Rama-Berisha (Basha, merret me rezervë prej realitetit të tij të munguar si udhëheqës, edhe pse i përgjigjet këtij binomi politik) ka mangësi të theksuara konceptesh, parimesh dhe përcjelljesh mendimesh në krahët e politikës që përfaqësohen. Që do të thotë se në vend të koncepteve të djathta për t’u shprehur nga ana e liderit de facto të opozitës artikulohen vetëm akuza, stigma dhe ofendime, kurse nga ana e liderit të majtë Rama, përcillet një retorikë e fryrë, fare larg koncepteve të majta dhe e mbushur me pasazhe të tëra me fjali nënrenditëse dhe figuracione qesëndisëse: lexo tallëse. Në fakt, fyerjet janë kthyer në një normalitet të tillë, saqë është e vështirë të ndash urrejtjen, akuzën apo kinse pretendimet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kurse në vend të një ligjërimi, që i shkon programit reciprok, nga liderët përdoret gjithnjë e më shpesh shumësi frazash, të cilat të vendosura me kujdes në realitet letrar, mund të shërbejnë si fillesa bejtesh në kohët moderne. Pra, krejtësisht anakronike, për kohën që jetojmë dhe problemet e vërteta me të cilat përballet elektorati shqiptar.

Por, ndërsa bejtja në shekullin XVIII ishte një kërkesë e kohës, që këtë zhanër të letërsisë të krijuar në territoret e banuara nga shqiptarët, t’ia sillte mesazhet fetare dhe ato pastorale në formë burimore me gjuhën e popullit (por me alfabetin arab), në shekullin XXI, në konatocion negativ, bejtet e politikanëve vinë më shumë si refleks i gjysma poezive anakronike dhe gjysma shprehjeve për të ofenduar dhe denigruar njëri-tjetrin.

Mjafton që një nga liderët të fillojë diskursin e tij dhe patjetër në mendje do kalkulojë hapësirën për të ofenduar kundërshtarin, qoftë edhe pa e shtjelluar idenë e tij mirë. Kryesore është denigrimi dhe gazi që prodhohet nga fyerja. Dhe, anasjelltas. Niveli i diskutimeve, që pason nga pjesa tjetër e deputetëve, është pastaj një mbushës i argumenteve të dy liderave në nivele edhe më të ultra në shumicën e rasteve.

I gjithë ky realitet, na tregon si shqiptarë me një kulturë politike të mjerueshme, ku niveli demokratik i klasës politike dhe elitave tona është i ulët. Për të ardhur keq, pasi edhe pse me kohë, Kuvendi ka patur nivele profesoriati në përbërje dhe gjithnjë e më shumë përfaqësim femrash, niveli i tij jo vetëm nuk ka ardhur duke u përmirësuar, por përkundrazi, ka rrëshkitur në ligjërime politike krejt pa sens. Kjo do të thotë se niveli politik demokratik i vendit shprehur me këtë ligjëratë politike është i mangët, por edhe tregues se demokracia jonë është ende minore dhe në faza parapolitike. Dhe, ky është problemi, që ne e personifikojmë lehtë nga artikulimet shpesh bajate të dy liderëve të vërtetë të vendit.

/javanews.al/

Etiketa: artikulimibejteBen Andonidiskursiemancipikonatocionligjërimi politikparapolitika

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

Kryepeshkop Anastasios rreshton KOASH kah kishave grekofone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

17:00 | 12/01/2026
Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

16:46 | 12/01/2026
Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –

16:30 | 12/01/2026
Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –

16:10 | 12/01/2026
“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –

“Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –

15:50 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –
  • Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –
  • Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin –
  • Ndërtimi i mbikalimit të Qafë Kasharit/ ARRSH me 13 dhe 14 janar bllokohet dalja Tiranë – Rinas –
  • “Kishe lekë për qerpikë e thonj, por jo për fëmijët” – Akuza live mes nuses dhe ish-vjehrrës –
  • Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –
  • Ndryshojnë rregullat e kolaudimit të makinave, kontroll teknik pas ndryshimit të pronarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com