Policia e Tiranës në bashkëpunim me Task Forcën e OSHEE-së kanë vijuar kontrollet në subjekte të ndryshme me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e energjisë elektrike.
Gjatë javës që lamë pas kanë operuar në terren 12 grupe kontrolli të cilat kanë evidentuar 15 raste të paligjshme të lidhjes të energjisë elektrike, ku për pasojë 3 persona janë arrestuar, 1 i shpallur në kërkim është ndaluar, 10 persona janë proceduar në gjendje të lirë, 2 shtetas janë shpallur në kërkim.