Liberalizimi i vizave/30% e qytetarëve të Kosovës pritet të emigrojnë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liberalizimi i vizave/30% e qytetarëve të Kosovës pritet të emigrojnë –

16:22 | 12/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

28 për qind e qytetarëve të Kosovës mbi moshën 18 vjeç planifikojnë të emigrojnë në pjesën e parë të vitit 2024. Grup-mosha nën 24 vjeç përbën kategorinë më të prirur për të emigruar. Kurse, që nga viti 2012 e deri në vitin 2022 nga Kosova kanë emigruar mbi 338 mijë qytetarë.

Bazuar në një anketë të realizuar në dhjetor të vitit të kaluar Instituti GAP ka vlerësuar se 28 për qind e qytetarëve të Kosovës do të emigrojnë në pjesën e parë të vitit 2024, pas liberalizimit të vizave dhe se shumica destinacion e kanë Gjermaninë.

Sipas raportit me titull “Prirja për emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: Ndikimi në fuqinë punëtore”, sektorët që do të preken më së shumti nga largimi i punëtorëve janë ai i ndërtimtarisë, gastronomisë, tregtisë dhe prodhimit.

“Sektorët që pritet të preken në masë më të madhe nga largimi i punonjësve në periudhë afatshkurtër dhe afatmesme janë ata të sektorit të ndërtimtarisë (18.7%), hotelerisë dhe gastronomisë (18.7%), tregtisë (18.1%) dhe prodhimit (12.9%). Të njëjtit janë ndër sektorët me numrin më të lartë të të punësuarve dhe ku produktiviteti i punonjësve është i lartë, mirëpo ku pagat vazhdojnë të mbesin të ulëta”.

Në raport, mes tjerash, thuhet se në këta sektorë pritet rritje e pagave krahasuar me sektorët tjerë teksa gjatë vitit të kaluar kanë vërejtur se ka pasur ndryshim të pagave në tregun e punës në Kosovë, ku rreth 27.4% e të punësuarve të anketuar kanë thënë se kanë pasur rritje të pagave.

Sipas të anketuarve arsyet ekonomike janë shkak i vendimit për të emigruar teksa destinacionet e tyre janë Gjermania me 71.4%, ndjekur nga Zvicra me 11.7%; dhe Austria me 5.3%.

“Rreth 45% e të anketuarve, në vitin 2023 ishin të punësuar me punë të rregullt (39.3% të punësuar në sektorin privat dhe 5.8% në sektorin publik). Arsyet ekonomike dalin të jenë mbizotëruese në marrjen e vendimit për të emigruar. Mbi 20% e personave që planifikojnë të emigrojnë kanë realizuar të hyra në muajin e fundit prej 301-450 euro, ndërkaq 32.9% nuk kanë realizuar fare të hyra. Shumica e qytetarëve që planifikojnë të emigrojnë janë persona që kanë të përfunduar vetëm shkollimin e mesëm (57.7%)”, thuhet në raport.

GAP në këtë raport ka bërë të ditur se që nga viti 2012 e deri në vitin 2022 nga Kosova kanë emigruar mbi 338 mijë qytetarë./Monitor

Read more

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Të Lidhura

nga 27
08:28 | 21/12/2025
0

Me hidhërim të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, një prej figurave më të mëdha të sportit dhe...

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

nga 27
08:18 | 21/12/2025
0

Ja parashikimi i motit për sot, 21 dhjetor 2025, në Shqipëri 🌤️: Përgjithësisht mot kryesisht i kthjellët dhe i qetë...

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –

nga 27
07:59 | 21/12/2025
0

Dashi Në dashuri, dita juaj do të jetë plot emocione të thella dhe mundësi për të forcuar lidhjet me partnerin...

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

nga 27
23:19 | 20/12/2025
0

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Para
Formacionet zyrtare Dinamo City-Tirana, dueli i parë i vitit –

Formacionet zyrtare Dinamo City-Tirana, dueli i parë i vitit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –

08:28 | 21/12/2025
Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

08:18 | 21/12/2025
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –

07:59 | 21/12/2025
Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –
  • Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –
  • Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –
  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –
  • Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com