Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Lezhë, ku një sobë me gaz ka shpërthyer, e për pasojë është plagosur një 70-vjeçar.
Njoftimi i policisë
Më datë 06.02.2018, në lagjen “Lalm i Ri”, në kuzhinën e banesës private të shtetasit M.B, vjeç 70, banues në Lezhë, ka shpërthyer në flakë soba e gazit, për pasojë janë thyer xhamat e dëmtuar dera e kuzhinës si dhe M.B ka pësuar djegie në fytyrë e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për vlerësim.