Lëvizja Vetëvendosje kërkesë për miratimin e një rezolute për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lëvizja Vetëvendosje kërkesë për miratimin e një rezolute për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë

15:28 | 12/11/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri u ka drejtuar sot një kërkesë zyrtare me shkrim institucioneve më të larta të shtetit shqiptar dhe partive politike që të mbështesin dhe miratojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Kjo kërkesë i është drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit; kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetares së LSI Monika Kryemadhi, kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca.
Postimi i plotë
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri u ka drejtuar sot një kërkesë zyrtare me shkrim institucioneve më të larta të shtetit shqiptar dhe partive politike – Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit; kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, kryetares së Partisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi, Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Avokates së Popullit Erinda Ballanca – që të mbështesin dhe miratojnë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë Rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Në vijim mund gjeni tekstin e plotë dhe dokumentet shoqëruese të kësaj kërkese zyrtare:
Kërkesë për mbështetjen dhe miratimin e një Rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë
Presidentit të Republikës, Ilir Meta
Kryeministrit, Edi Rama
Kryetarit të Kuvendit të Republikës, Gramoz Ruçi, dhe deputetëve të Kuvendit
Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Kryetares së Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi
Kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
Avokates së Popullit, Erinda Ballanca
Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Republikën e Shqipërisë,
Prej vitesh jemi dëshmitarë të tentativës për përmbysjen e të vërtetës historike lidhur me kombin shqiptar, luftën e lavdishme të UÇK-së dhe shtetin e Kosovës. Drejt së ardhmes shkohet duke nxjerr mësime prej së kaluarës, dhe secili komb e ka për detyrë t’i tregojë botës dhe vetes plagët e shkaktuara prej politikave shfarosëse, veçanërisht kur kemi të bëjmë me krime kundër njerëzimit, si gjenocidi i Serbisë. Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar. Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash.
Përmes kësaj kërkese, Ju drejtohemi duke i bërë thirrje jo vetëm ndërgjegjes tuaj, por edhe bazuar mbi detyrimet dhe përgjegjësitë Tuaja, të cilat rrjedhin prej Preambulës së Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe Nenit 8, paragrafi 1 i Kushtetutës, ku shkruhet se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.”
Më 16 maj 2019, në prag të 20 vjetorit të luftës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi “Rezolutën për gjenocidin serb të kryer në Kosovë” (teksti i plotë i Rezolutës i është bashkëngjitur kësaj kërkese). Ndër të tjera, teksti i Rezolutës thekson se “Gjatë luftës së Kosovës, forcat e Serbisë dhe Malit të Zi, por më shumë të Serbisë, dëbuan mbi një milionë shqiptarë, vranë mbi 12 mijë persona, civilë të pambrojtur nga të gjitha etnitë, por shumica shqiptarë. U vranë mbi 1300 fëmijë, u dhunuan mbi 20 mijë vajza dhe gra dhe u bënë mbi 100 masakra… Janë gjetur varreza masive në Serbi. Shteti serb vazhdon të fshehë të vërtetën edhe për mbi 1600 persona të zhdukur. U shkatërruan mbi 100 mijë objekte banimi, ndërtesa shkollore, objekte fetare e kulturore, shkolla, xhami dhe kisha katolike”. Ndër të tjera, Rezoluta i referohet edhe Kartës së OKB-së, Konventës së Gjenevës, Konventës së Parandalimit dhe Dënimit të Krimit të Gjenocidit, raporteve dhe rezolutave të Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, me synimin për të njohur zyrtarisht e për të dënuar gjenocidin e Serbisë – një krim kundër shqiptarëve dhe njerëzimit.
Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës i hap rrugën krijimit të një gjykate për të hetuar e dënuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë, si dhe për ta ngritur këtë çështje në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe ndërqeveritare. Republika e Shqipërisë ka detyrimin moral, historik, politik, kombëtar dhe kushtetues që ta mbështesë Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përmes miratimit të një rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, që i referohet dhe përdor si bazë tekstin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës. Miratimi i kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë do të ishte hapi i domosdoshëm institucional drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të kësaj çështjeje, duke ditur se Kosova nuk është ende anëtare me të drejta të plota në shumë prej organizatave ndërkombëtare dhe ndërqeveritare ku tashmë është anëtarësuar Shqipëria.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri e ka shtruar kërkesën për miratimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë edhe më herët. Në datën 15 janar 2020, në një konferencë për medie, para kryeministrisë në Tiranë, kemi kërkuar publikisht miratimin e së njëjtës rezolutë, dhe këtë kërkesë tonën e kemi përsëritur në deklarata të vazhdueshme publike. Ju drejtohemi edhe përmes kësaj kërkese zyrtare, marrë parasysh situatën e krijuar me aktakuzat e Dhomave të Specializuara – “Gjykatës Speciale” –, sulmin propagandistik që po vjen nga Rusia dhe Serbia kundër UÇK-së, shtetit të Kosovës, dhe shqiptarëve në përgjithësi, pasi nevoja për miratimin e kësaj rezolute është sot edhe më urgjente. Shprehim gatishmërinë për të vendosur në dispozicion të gjitha kapacitetet tona në hartimin e kësaj Rezolute, duke sjell në vëmendje edhe faktin se anëtari i Bordit të organizatës sonë, z. Sami Kurteshi, ish-deputet dhe ish-Avokat i Popullit në Kosovë, ka qenë edhe njëri prej hartuesëve kryesorë të Rezolutës së miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovë, në vitin 2019.
Jemi besimplotë se veprimi Juaj i shpejtë për mbështetjen dhe miratimin e kësaj rezolute në Kuvendin e Shqipërisë, do të mirëpritej jo vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe mbarë kombin shqiptar, por edhe nga aleatët ndërkombëtarë që dhanë kontributin e tyre jetik dhe të gjithanshëm për çlirimin e Kosovës dhe ndaljen e gjenocidit të Serbisë. Data 15 janar 2021 duhet të na gjejë të bashkuar, duke shpallur e shënuar zyrtarisht në Shqipëri, ashtu si në Kosovë, “Ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë”. Shpresojmë në bashkëpunimin tuaj, për ta mbështetur publikisht dhe institucionalisht këtë iniciativë.
Me respekt,
Enis Sulstarova
Kryetar i Bordit
Boiken Abazi
Drejtor Ekzekutiv
Tiranë, 12 nëntor 2020
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
Etiketa: Lëvizja Vetëvendosje në ShqipëriRezolute për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

8 viktima e 767 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com