Enkelejd Alibeaj do të zhvillojë sot lëvizjen e parë si kryetar i komanduar i Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD.
Sipas njoftimit të PD, në orën 12.30 Alibeaj, bashkë me deputetet Dhurata Çupi e Orjola Pampuri do të jenë për vizitë në Kryegjyshatën botërore të Bektashinjve, në kuadër të kremtimit të festës së Novruzit.
Pas dorëheqjes së Bashës, drejtimi i PD deri në zgjedhjen e kryetari të ri i ka kaluar nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, që njëkohësisht mban dhe një sërë funksionesh të tjera në parti.