Letra e Hahn/ Bregu: Turpi që demokratët s’e meritojnë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letra e Hahn/ Bregu: Turpi që demokratët s’e meritojnë

21:21 | 11/05/2017
në Shqiperi
0
Deputetja e PD, Majlinda Bregu dhe Komisioneri Europian per Politiken e Fqinjesise Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, gjate nje mbledhje te Keshillit Kombetar te Integrimit Europian, ku u diskutua ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLawmakers, Majlinda Bregu and European Commissioner for European Neighbourhood Policy and Enlargement Negotiations, Johannes Hahn, during a meeting of the National Integration Council.

Deputetja e PD, Mjalinda Bregu ka deklaruar se letra e Hahn ishte mesazhi më i trishtë që ajo s’do donte të kishte mbërritur kurrë.

Përmes një postimi në Facebook,Bregu  ka komentuar letrën e komisionerit për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn,ku sipas saj mesazhi i Hahn është për turpin që demokratët nuk e meritojnë.

Postimi i Majlinda Bregut në Facebook
Kumti i Hahn për turpin që se meritojnë demokratët!

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn u dërgoi sot, me shqetësim të madh, shqiptarëve një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt Partisë Demokratike.

Kjo është letra më e trishtë që s’do doja të kishte mbërritur kurrë. Kjo ka qenë prej kohësh frika dhe arsyeja e vetme për të cilën kam folur e kërkuar që të paktën me veten e me miqtë të mos flisnim sikur i flisnim murit! Që as Europa e as Eashingtoni,por asnjë shqiptar me arsye të mos na e drejtonte gishtin duke na bërë me turp për vendimet që në fakt nuk u morën as me diskutim as me shqyrtim as me parashikim nga demokratët, por nga kush nuk desh të dëgjojë.

Ja ku jemi sot! Izolim! Pasi na foli e u përpoq të na bindë me gjuhë diplomatike e dashamirësi demokratike, me oferta e negociatorë, pasi ra në vesh të shurthët e kokëfortësi, Europa sot vendosi të na bjerë kokës: “Zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës. Opozita aktuale, qëllimisht ka bojkotuar zgjedhjet. Demokracia nuk do të pengohet duke bojkotuar institucionet. Veprimet që dëmtojnë të drejtën e qytetarit për të votuar dhe liritë e tjera themelore janë të papranueshme”

Eshtë e pamerituar kjo e keqe që i ndodhi sot partisë së parë antiopozitare në Shqipëri.

Eshtë i rëndë ky qëndrim për të gjithë ata qindra e mijëra demokratë që shkulën diktaturën me ëndrrën për t’u bashkuar me perëndimin e mohuar dhunshëm prej vitesh.

Eshtë e pamerituar për të gjithë ata që e lanë rininë e tyre burgjeve të regjimit komunist vetëm pse donin Europën, e dolën me thinjat e pritjes për ta shijuar më në fund atë.

Eshtë i papranueshëm ky qëndrim për të gjithë ata burra e gra që u vranë pa gjyq, pse guxuan të mendonin ndryshe.

Eshtë e pameritur për të rinjtë që po mbeten ende në udhëkryq e për të gjithë ata punonjës të institucioneve shqiptare, që kanë punuar ndër vite, ore e pa orë, për ta afruar Shqipërinë me Europën me të gjitha standartet që kërkon ajo.

Europa sot e drejtoi gishtin nga PD-ja, por u bën thirrje shqiptarëve (të gjithë demokratëve) të mos bien në të njëjtën humnerë me të!!!!

“Le të jemi të qartë. Përgjegjësia do të jetë e liderve, nëse ata do të shkelin aspiratat legjitime të popullit, për një jetë më të mirë”- tha Hahn

Nuk qaj hallin as të kryetarit të PD -se as të ndokujt tjetër që nuk e ndali dot, këtë shkarje, por të atyre qindra mijëra demokratëve që nuk e donin PD-në rrugëve. Kryetari e deshi PD-në në çadër e jo në Parlament; në mosbindje civile e jo në zgjedhje!
U gëzua nga e ashtuqujtura “fitore e Kavajës”, që veç si e tillë s’duhej festuar asnjëherë.
Sot ne nuk e meritonim këtë!

Ikja nga beteja për asnjë arsye nuk është rezistencë ndaj kësaj maxhorance të frikshme, as përballje me Edi Ramen, por dorëzim para të keqes që ka zaptuar të përditshmen e shqiptarëve, duke i dhënë një pushtet të pakufizuar të vetmit që pushtetin e lakmon dhe me të tallet.
Parlamenti i nesërm do të jetë i pari në 27 vjet ku “demokracia” do të përdoret për të ç’ rrënjosur demokracinë! Dhe jo vetëm s’do ketë pikë vullneti të luftojë drogën e krimin, por përkundrazi rrezikon ta çojë Shqipërinë drejt presidencializmit turk!

Ka vetëm një rrugë për të mos e lejuar rëndimin e fatit të shqiptarëve dhe copëtimin vetëshkatërrues të PD –së: kurajo e shpresë e të gjithë demokratëve, për të rindërtuar partinë që sot përballet pamerituar, me dilemën të jesh a të mos jesh!

Etiketa: breguHahn

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Qirje si do i vejë halli k’saj pune? Foto LSA/ Malton Dibra

Qirje si do i vejë halli k'saj pune? Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com