Shqipëria luan të enjten ndaj Polonisë ndeshjen e vlefshme për Play Off të Botërorit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mesfushori i kombëtares, Julian Shehu tregoi këndvështrimin e tij.
Një pikë e dobët, me çfarë kam dëgjuar, ato e kanë të sigurt fitoren. Në këtë pikë që jemi ne, nuk ka ndeshje të lehta. Shpresojmë që euforia që kanë, t’iu rikthehet në ogur të keq. Nuk e di pse e mendojnë ashtu. Unë mendoj se jemi ekipe të njëjta. Kjo është ndeshje teke, finale. Nuk përbën diferencë individi në këtë ndeshje. Unë flas, nga çfarë nga opinioni publik”,- Tha Shehu për TV Klan.










