“LDGSH në fushatë intensive sensibiliteti”, Vokshi: Dhuna në familje po kap shifrat e një pandemie – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“LDGSH në fushatë intensive sensibiliteti”, Vokshi: Dhuna në familje po kap shifrat e një pandemie

12:56 | 27/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Lidhja Demokratike e Gruas Shkodër ka organizuar një takim sensibilizues në kuadër të 16 ditëve ndërkombëtare të aktivizmit për dhunën në familje.

Kreyatrja Albana Vokshi u ndal në situatën e përkeqësuar të dhunës në familje në Shqipëri, ku shifrat e dhunës rriten cdo vit.

Duke iu referuar një studimi të OSBE, Vokshi ka publikuar shifra tronditëse: 67% ose 1 milionë gra në Shqipëri pësojnë një formë dhune.

Read more

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Postimi i plotë

Shkodër: Vokshi – LDGSH në fushatë intensive sensibiliteti. Dhuna në familje po kap shifrat e një pandemie. Qeveria ka dështuar të mbrojë gratë e fëmijët.
Lidhja Demokratike e Gruas Shkodër ka organizuar një takim sensibilizues në kuadër të 16 ditëve ndërkombëtare të aktivizmit për dhunën në familje.
Në fjalën e saj zj. Vokshi u ndal në situatën e përkeqësuar të dhunës në familje në Shqipëri. Shifrat e dhunës rriten cdo vit. Gjatë 2020 u raportuan mbi 200 raste më shumë se në 2019.
Të gjithë institucionet heshtin, gratë ministre heshtin, deputetet e maxhorancës heshtin…Dhuna po gjen terren në një Shqipëri që po gjunjëzohet nga varfëria e papunësia gjithnjë e në rritje.
Gratë e fëmijët janë ata që vuajnë më shumë keqqeverisjen pasi cdo ditë pësojnë dhunë sistemike: verbale, psikologjike, fizike, institucionale. Përtej fasadës shumgjyrëshe të propagandës me numrin e grave në Qeveri e Parlament, gratë e fëmijët janë viktimat më të mëdha të shoqërisë shqiptarë.
Për fat të keq moszbatimi i ligjeve për të mbrojtur jetën e grave fillon tek instucionet, agjencitë të cilat luftën kundër dhunës e kanë kthyer në një propagande zyrtare shifrash dhe poltikbërjeje në favor të qeverisë.
Një studim i OSBE ka publikuar shifra tronditëse: 67% ose 1 milionë gra në Shqipëri pësojnë një formë dhune.
Pse ndodh kjo? Sepse mekanizmi i referimit të dhunës në familje është jo funksional: as policia, as organi akuzës, as gjyqësori, as pushteti vendor, as pushteti qendror as Parlamenti nuk po bëjnl punën e tyre si duhet… e viktimat janë gratë e fëmijët.
Institucionet shtetërore shpesh nuk mbrojnë gratë, por dhunuesit me lidhje me pushtetin.
Çështjet e dhunës duhet të kthehen në prioritet të axhendës së kurrikulës së edukatës qytetare nëpër shkollat nëntëvjeçare dhe ato të mesme. Ne po rrisim breza të predispozuar ndaj dhunës dhe për shkak të një edukimi arsimor të cunguar.
Kur Shoqëria civile ka mbetur pa zë e media censurohet cdo dite, roli I #grave të LDGSH si misionare të shpresës është edhe më i madh.
Mbrojtja e grave, vajzave dhe fëmijëve nga dhuna duhet të kthehet një kauze kombëtare jo me fushata dy javore por në çdo ditë vitit.
Politikat dhe ligjet kundër dhunës nuk duhet të kenë përkatësi partiake, por një frymë të paluhatshme bashkëpunimi dhe vullneti pozitiv.
Dhuna ndaj grave nuk mund të luftohet vetëm me ligje të forta por me institucione të forta, shtet social, arsim e shëndetësi të konsoliduar, por dhe nga media profesionale të pavarura.
Një familje e shëndetshme, me harmoni e pandhunë.
Lorena Bardeli, përgjegjëse e Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, strehimit dhe sbëndetit publik, Bashkia Shkodër informoi zonjat e pranishme për situatën e dhunës në familje në bashkinë Shkodër, masat e marra nga ana e bashkisë dhe mungesën e mbështetjes nga ana e Qeverisë edhe pse ligji e përcakton qartë.
Denada Shpuza, Drejtore Qendra Sociale Hapa të Lehtë theksoi mbështetjen që i ofron organizata që ajo drejton grave dhe rasteve të paraqitura pranë qendrës. Ajo paraqiti raste konkrete të dhunës në familje, se si ato marrin shërbime dhe si referohen drejt destinacionit për ti dhënë zgjidhje. Qeveria ka munguar mbështetjen në suportin që i jepet grave dhe vajzave të prekura nga dhuna për ofrimin e sherbimeve psikosociale, mbështetje ligjore.
Senida Dragusha, Specialiste Shtëpia e Fëmijëve Shkollor Shkodër u ndal në raste konkrete që has çdo ditë në punën e saj. AjO përshkroi gjendjen psikologjike të fëmijëve në momentin që ato bëhen pjesë e institucionit. Vështirësitë se si këto fëmijë të prekur nga dhuna mund të reabilitohen për tu bërë një kontigjent i mirë dhe i dobishëm për një shoqëri me të ardhme dhe shpresë.
Secila prej nesh e ka një rol për të luajtur në këtë drejtim!

Etiketa: Kreyatrja Albana VokshiLidhja Demokratike e Gruas Shkodër

Të Lidhura

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

nga 27
09:18 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar...

Para
Firmosin 88 nga 116 delegatë/ Dega e PD Laprakë njeh legjitim Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit

272 delegatë, kryesia e degës së Elbasanit nxjerr emrat që kanë firmosur pro Kuvendit të Berishës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 50% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një shpenzim emergjent, të fundit në rajon –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com