Largimi i të rinjve, fenomeni i emigrimit po përkeqëson demokracinë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Largimi i të rinjve, fenomeni i emigrimit po përkeqëson demokracinë –

13:30 | 02/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Largimi jo i zakontë i të rinjve nga Shqipëria, kryesisht në emigrim nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik, por ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë në vend thotë një analizë e fundit e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që funksionin nën nismën e Berlinit.

Emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por po implikon erozionin e demokracisë dhe proceseve demokratike në vend, vë në dukje KBR.

Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri (14-29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit. Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracionin në planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme.

Në vitin 2022, rreth 46,460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin individë të rinj.

Aspektet ekonomike dhe sociale po kontribuojnë në këtë prirje. Emigrimi i të rinjve nxitet nga shqetësimet në lidhje me cilësinë e jetës, standardin e arsimit dhe mungesën e mundësive të punësimit.

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj.

Emigracioni i të rinjve është një plagë që do të jetë prezentë edhe në vitet në vijim, sipas anketave. Sakaq politikat e Shqipërisë për fuqizimin e të rinjve nuk shoqërohen me mbështetje financiare.

Tashmë është e dukshme që emigracioni po përfshin të rinjtë, por Shqipëria nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e tyre dhe shpërndarjen rajonale.

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) kryen kërkime të popullsisë në intervale të rregullta për të ofrojnë të dhëna demografike të përditësuara. Këto iniciativa kërkimore janë thelbësore për monitorimin e ndryshimeve në popullatë dhe ndjekjen e tendencave demografike.

Regjistrimi i fundit i popullsisë u zhvillua në vitin 2011 dhe një tjetër u krye në 2023, por INSTAT shkeli rregullin duke shtyrë publikimin e rezultateve në qershor 2024 në një kohë që kalendari fillestar parashikonte që të dhënat paraprake të censit të publikoheshin në dhjetor 2023.

Në përgjithësi, popullsia shqiptare është në rënie, kryesisht për shkak të emigrimit të konsiderueshëm te të rinjve dhe rënia e lindjeve./Monitor

Read more

Në lojë 3 pikët e kreut dhe të mbijetesës, ja dy sfidat e sotme të Superiores –

Qëllova veten në dhomën e hotelit , ndërsa i dashuri ndodhej –

Fshehu plagosjen e të dashurës së nipit, kush është personi i arrestuar sot në Sauk –

Këmbimi valutor 14 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Të Lidhura

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

Në lojë 3 pikët e kreut dhe të mbijetesës, ja dy sfidat e sotme të Superiores –

nga 27
10:10 | 14/02/2026
0

Ditën e sotme do të luhen dy sfidat e para të javës së 24-t të “Abissnet Superiore”. Ndeshje mjaft interesante...

Shkodër/ Vritet brenda banesës, identifikohet viktima –

Qëllova veten në dhomën e hotelit , ndërsa i dashuri ndodhej –

nga 27
09:46 | 14/02/2026
0

Është zbardhur dëshmia e 18-vjeçarjes e cila u vetëplagos gjatë natës në një hotel në zonën e Saukut. Vajza ka...

Fshehu plagosjen e të dashurës së nipit, kush është personi i arrestuar sot në Sauk –

Fshehu plagosjen e të dashurës së nipit, kush është personi i arrestuar sot në Sauk –

nga 27
09:24 | 14/02/2026
0

Vladimir Gjuta dhe Mirvete Rexhmati (Gjuta) janë dy personat e arrestuar për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, në lidhje me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
09:12 | 14/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me...

Para
Zhduket 24-vjeçarja në Korçë, nëna ngre alarmin në polici –

Zhduket 24-vjeçarja në Korçë, nëna ngre alarmin në polici -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

Në lojë 3 pikët e kreut dhe të mbijetesës, ja dy sfidat e sotme të Superiores –

10:10 | 14/02/2026
Shkodër/ Vritet brenda banesës, identifikohet viktima –

Qëllova veten në dhomën e hotelit , ndërsa i dashuri ndodhej –

09:46 | 14/02/2026
Fshehu plagosjen e të dashurës së nipit, kush është personi i arrestuar sot në Sauk –

Fshehu plagosjen e të dashurës së nipit, kush është personi i arrestuar sot në Sauk –

09:24 | 14/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

09:12 | 14/02/2026
A është kjo ditë një festë e vërtetë dashurie, apo e faturave të të çmendura! –

09:04 | 14/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Në lojë 3 pikët e kreut dhe të mbijetesës, ja dy sfidat e sotme të Superiores –
  • Qëllova veten në dhomën e hotelit , ndërsa i dashuri ndodhej –
  • Fshehu plagosjen e të dashurës së nipit, kush është personi i arrestuar sot në Sauk –
  • Këmbimi valutor 14 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • A është kjo ditë një festë e vërtetë dashurie, apo e faturave të të çmendura! –
  • Sot ‘Dita e të dashuruarve’, historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në lojë 3 pikët e kreut dhe të mbijetesës, ja dy sfidat e sotme të Superiores –
  • Qëllova veten në dhomën e hotelit , ndërsa i dashuri ndodhej –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com