Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama ka treguar arsyen e largimit të Bendos, teksa shprehet se ka dorëzuar dorëheqjen pasi do të vazhdojë studimet pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara.
“Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë”, shkruan Rama në Facebook.