Lamtumirë Llotari Amerikane?! Ja ç’propozojnë dy senatorët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lamtumirë Llotari Amerikane?! Ja ç’propozojnë dy senatorët

17:44 | 09/02/2017
në Shqiperi
0

Presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri, Mark Crawford, tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndryshojnë politikën e tyre emigratore, përfshi këtu edhe Llotarinë Amerikane. Dy senatorë amerikanë Tom Cotton (Republikan) dhe David Perdue (Demokrat) kanë propozuar një legjislacion i cili do të reduktojë ndjeshëm numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA. Kjo është pjesë e asaj që njihet si Reforma e Emigracionit në Amerikë për një punësim më të fortë (Raise Act).

Projektligji parashikon që të ketë ndikim të gjerë, pasi nga 1 milion emigrantë që pranohen mesatarisht në vit nga SHBA, numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Edhe presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri (AmCham), Mark Crawford tha për “Monitor” se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracionit. Sipas tij, tregu amerikan pritet të nxitet edhe nga politika e reduktimit të taksave që do të zbatohet nga presidenti Trump.

Projektligji i propozuar pritet të prekë edhe programin DV, për të cilin emigrojnë edhe shqiptarët, por jo ata të tipit H-1B.

“Është koha që sistemi ynë i emigracionit të punojë për punëtorët amerikanë”, tha senatori Cotton.

Sipas tij, “RAISE Act” do të synojë promovimin e pagave më të larta për punëtorët amerikanë, të cilët mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

RAISE Act do të ulë emigracionin në 637,960 persona vitin e parë dhe në 539,958 në vitin e dhjetë të zbatimit.
Në vitin 2015, në SHBA, mbërritën 1,051,031 emigrantë.

Programi “Diversity Immigrant Visa Program” (DV Program), i cili zbatohet edhe në Shqipëri lejon përfitimin e 50,000 vizave emigratore, të cilat sigurohen përmes përzgjedhjes rastësore.

Legjislacioni që propozohet synon reduktimin e emigrantëve në harkun kohor të 13 viteve.

Pas viteve ’90, Llotaria Amerikane ka qenë mjaft e preferuar për shqiptarët, teksa me dhjetëra individë e familje janë larguar drejt tokës së premtuar.

Për vitin 2015 numri i aplikuesve shqiptarë për Llotarinë Amerikane arriti në 200,000, më i larti i shënuar ndonjëherë.

/monitor.al/

Etiketa: aplikuesDavid Perdueemigrantëllotaria amerikanesenatorët amerikanëTom Cotton

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Gjirokastër/ 49-vjeçarja kërcënon me vetëdjegie para gjykatës

Gjirokastër/ 49-vjeçarja kërcënon me vetëdjegie para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

20:37 | 02/04/2026
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore –

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore –

20:17 | 02/04/2026
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:05 | 02/04/2026
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës –

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës –

19:45 | 02/04/2026
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë –

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë –

19:31 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –
  • AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore –
  • Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
  • Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës –
  • Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë –
  • Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –
  • AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com