Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj alias Lali Eri, pasi ka ngritur dhjetëra platforma, për tatimet, për rininë, për aplikime për shërbimet, për kartat e studentit, do të ngrejë një të tillë edhe për fëmijët e çerdheve.
Këtë e morëm vesh nga një sherr që ka lindur mes kompanive private dhe Bashkisë se kush do ta marrë fondin e caktuar për projektin e ri.

Në Komisionin e Prokurimeve Publike është bërë një denoncim ku kërkohet “Shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “INET” SHPK”. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Platforma për aplikimet online për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe” me fond limit 24,686,667.00 lekë (pa TVSH), zhvilluar më 11 janar 2024 nga Bashkia Tiranë.

Nuk do t’i hyjmë gjerë e gjatë arsyes që ka Lali Eri për të skualifikuar kompaninë që ankohet, por na bëri përshtypje vlera e fondit limit.
Mos i merr për budallenj taksapaguesit e kryeqytetit, Lali Eri? Po pse u dashka kjo platformë kaq e shtrenjtë sikur aty do aplikojnë fëmijët e Kinës apo të ndonjë shteti tjetër të madh?
Në të gjithë Bashkinë e Tiranës bëhen çdo vit jo më shumë se 4500 deri në 5000 aplikime nga prindërit pranë çerdheve dhe kopshteve.
Në asnjë rresht të dokumenteve të tenderit nuk argumentohet se si u llogarit ky fond limit dhe çfarë parametrash ka ky softwar që do të instalojë privati. Përse këto aplikime nuk u kryekan në e-Albania, por u dashka kjo platforma që kushton 246 milionë lekë?

Tek tabela e mësipërme janë shënuar shërbimet që do të bëjë kompania fituese. Pra, një javë trajnim, 2 vjet mirëmbajtje dhe aplikim online.
Nga kjo platformë sipas projektit do të bëhet “digjitalizimi i procesit të aplikimit, shqyrtimit, përzgjedhjes për regjistrim të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, me qëllim standardizimin dhe menaxhimin më profesional dhe më me eficencë të proceseve të punës, pra nëpërmjet sistemit do të mundësohen aplikime online”.
Pasi i shfleton të gjitha të dhënat e tenderit, në asnjë rresht nuk përcaktohet se ku do të jetë platforma: tek faqja e bashkisë Tiranë apo tek faqja e Drejtorisë së kopshteve dhe çerdheve.
Në faqen e drejtorisë udhëzoheshin prindërit që regjistrimet për vitin 2024 të bëheshin pranë kopshteve dhe çerdheve.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.