Lali Eri i jep 1.5 Miliard Lekë pa garë biznesmenit nën hetim për – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Lali Eri i jep 1.5 Miliard Lekë pa garë biznesmenit nën hetim për –

18:01 | 06/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Pasi i ka mbaruar të gjitha lekët fizike në arkën e bashkisë Tiranë, Lali Eri po shpenzon paratë e buxhetit afatmesëm 2023-2025.

Pra, lekë nuk ka, por Erion Veliaj bën tendera duke shpërndarë tek miqtë e tij ato që ka në plan t’i mbledhë nga taksat në vitet e ardhshme. Kështu, po vepron me projektet e meremetimit të shkollave që nisin tani, në mes të dimrit dhe përfundojnë për zgjedhjet e vitit 2025.

Qysh më datë 24 tetor 2023, Veliaj ka nisur procedurat e tenderit me objekt “Rikonstruksioni i shkollës 9- vjeçare “Shyqyri Peza”. Bëhet fjalë për një shkollë në Kombinat, nxënësit e të cilës janë ankuar shpesh për kushtet, për mësimdhënien dhe klasat e mbingarkuara. Pas kaq vitesh, kryebashkiaku u kujtua që të bëjë një rikonstruktim të mureve, dyerve dhe dritareve të kësaj shkolle.

Tenderi vuloset me korrupsion

Ndërkohë, mënyra se si kanë vazhduar procedurat e prokurimit lë vend për dyshime mbi cilësinë e punimeve dhe afatin kur do të kryhen. Sepse abuzimet e kanë një kosto vjen si pasojë në rezultatin e kontratës. Fondi limit i caktuar është afro 1.5 miliardë lekë.

Shohim se fillimisht për këtë tender janë paraqitur 17 oferta. Janë shumë dhe duheshin shqyrtuar me kujdes, por Lali Eri si gjithmonë nuk i zbaton kërkesat e ligjit. Kryetar Lali Eri e ka eliminuar konkurrencën me një të rënë të lapsit: Janë përjashtuar nga gara 16 prej kompanive pjesëmarrëse që në fazën e parë. Dhe në tryezën e Lali Erit mbeti vetëm zarfi me ofertën e bashkimit të firmave “BAJRAMI N.”shpk – “ COLOMBO”shpk, me përfaqësues Nazif Bajramin.

“Bajrami N. u zgjodh në një konkurs të bazuar në çmim, ku oferta e tij ishte më e ulët se buxheti i dedikuar për projektin. Ofertuesi fitues duhet të përfundojë rikonstruksionin brenda një viti”, deklaroi bashkia të martën në njoftimin e fituesit të tenderit.

Por, në fakt oferta e tyre nuk ishte më e ulëta! Lali Eri gënjen sy për sy. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Prokurimit, “KACDEDJA ” shpk paraqiti ofertën më të ulët. Ndërkohë dy kompani të tjera për çudi nuk kishin prezantuar asnjë ofertë ekonomikë. Pra, ishin fasadë në tenderin e manipuluar nga Lali Eri.

Gjithsesi, edhe nëse kishte një ofertë të konsiderueshme, kjo nuk e zhbën faktin që NaziF Bajrami e ka marrë tenderin pa garë, duke përfituar nga shpërdorimi i detyrës i Lali Erit që i mundëson fitoren pa konkurrencë.

Sakaq, si në shumë projekte të tjera për shkollat, Veliaj nuk merret me një detaj të vogël, por mjaft të rëndësishëm: Ku do të zhvendosen për të vazhduar procesin mësimor nxënësit e kësaj shkolle?

Sepse në një shkollë 9-vjeçare mosha e nxënësve fillon nga 6 vjeç në 14 -vjeç. Pra, fëmijët duhet të kenë transportin e sigurt dhe klasa komode, sepse punimet do të zgjasin përgjatë gjithë vitit 2024 dhe me shumë gjasa deri në mes të vitit 2025, para zgjedhjeve.

Tenderi ka merituar një “Flamur të kuq” sipas Open Data që monitoron fondet dhe e shënon në këtë mënyrë riskun e korrupsionit. Po, ku i skuqet faqja Lali Erit!

Pse i ndan Lali Eri paratë e tenderëve me Nazif Bajramin?

Lali Eri fshiu të gjitha ofertat dhe la vetëm kompaninë e Nazif Bajramit, sepse ai t’i pastron paratë e korrupsionit. Bajrami është i njohur për tenderët pa garë që merr më së shumti nga bashkia Tiranë. Gjithashtu, kjo kompani është e përfshirë edhe në aferën e madhe korruptive me fondet e landifillit të Elbasanit. Konkretisht, projekti në llojin “landfill-krematorium” në Xibrakë, me lëndë të parë grumbullim dhe import mbetjesh plastike spitalore e mjekësore, gom-plastika automjetesh mbetje karburantesh me rrezikshmëri tepër të lartë, për të cilat Shqipëria nuk ka leje dhe kushtet sipas direktivave europiane për asgjësim apo përpunim mbitokësor. Por, në 2020 Bashkia Elbasan zgjodhi t’ia kalojë këtë projekt kompanisë “Bajrami N shpk”.

Nazif Bajrami ka përfituar pjesën më të madhe të investimeve publike të kryera këto 10 vitet e fundit nga Bashkia e Elbasanit. Këto përfitime tenderësh të njëpasnjëshme, kanë krijuar dyshime tek prokuroria, duke i kërkuar në të njëjtën kohë edhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve që të japë informacion, çfarë fitimi ka patur ndër vite Bajrami dhe sa detyrime ka derdhur në arkën e shtetit?

Ky është Nazif Bajrami, pronari i vetëm i kompanisë Bajrami N, me nipt: K02727202O, me objekt servis makinash, ndërtim, ushqimore etj.

Pas vitit 2013, Bajrami ka arritur të marrë mbi 50 milionë euro tendera publikë, duke kontrolluar plotësisht bashkitë e qarkut Elbasan, bashkë me Gentin Sharrën, anëtarin e bandës së Elbasanit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se kompania “Bajrami N” vjedh fondet publike, duke mashtruar me zbatimin e kontratave, konkretisht me volumin e punimeve. Në disa raporte të KLSH, Nazif Bajrami ekspozohet shpesh në abuzimet e pushtetit vendor me paratë publike.

Bashkëshortja e tij, Anduena Bajrami (Prifti) ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan pas vitit 2013, pranë Qazimi Sejdinit dhe më pas Gledian Llatjes.

Gjatë kohës kur gruaja ishte nënkryetare, Nazifi merrte tendera nga bashkia. Çifti i bënte procedurat në shtëpi, caktonin fondin limit, veten e tyre fitues, dhe shpallja e tenderit ishte vetëm një formalitet.

Vlen të theksojmë se në landifillin në Xibrakë me bazë të kompaninë së Nazifit, më pas është zbuluar një laborator droge.

Vetëm gjatë viteve 2017-2020, në Prokurorinë e Elbasanit, firmat ndërtimit dhe pronarë tokash, kanë depozituar 45 kallëzime penale kundër Nazif Bajramit të firmës “Bajrami N. Shpk”, Qazim Sejdinit dhe kryetarit aktual të bashkisë, Gledian Llatja, për falsifikime dokumentesh, fondesh limit, procedurash e favorizim në gara tenderuese.

Nazif Bajrami dhe gruaja e tij, qysh prej muajit nëntor 2017, janë me dosje penale ende në proces hetimi nga Prokuroria e Përgjithshme, skeduar për 70 milionë Euro pasuri bankare e fizike, të siguruar nga biznese dhe aktivitete korruptive e kriminale, në bashkëveprim me bandën “Xibraka-Sanxhaktari-Çela”.

Tendera me paratë e viteve të ardhshme

Ka edhe një problem tjetër që lidhet me tenderët e Erion Veliajt dhe për të cilin Kontrolli i Lartë i Shtetit mbyll sytë. Lali Eri nuk i ka paratë për shkollën, as për rrugët, as për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, për pemët, madje nuk paguan as faturat e energjisë elektrike. Përse lejohet të bëjë tendera, për më tepër t’i japë paratë personave nën hetim për pastrim parash, kur e ka shumën e detyrimeve të prapambetura 117,97 miliardë lekë. Brenda vitit elektoral (zgjedhjet e 14 majit) kryetari Erion Veliaj e ka rritur këtë detyrim me 86 %.

Ky njeri që shet në tendera lekët që do të arkëtohen nga taksat vitet e ardhshme, ndonjë ditë do të japë me koncesion edhe ëndrrat e gjumit të qytetarëve.

Guximi për të vjedhur dhe mashtruar vjen nga garancitë politike që ka marrë se nuk do të shkojë në burg. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që të shpresojmë që ndonjë prokuror i SPAK-ut të dalë nga rreshti dhe ta marrë në pyetje Erion Veliajn.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Dëshmia e Meçes hedh dritë mbi përfshirjen e KPP në skandalin e AKSHI-t

Nuk do dilni në televizione pa marrë leje, moderatorët dhe analistët kontrollohen nga qeveria –

Ish-kryetari i Komunës Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

Të Lidhura

nga 27
19:12 | 23/12/2025
0

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe më 12 gusht ka zbuluar një rrjet të mundshëm manipulimi në procedurat e prokurimeve publike...

Nuk do dilni në televizione pa marrë leje, moderatorët dhe analistët kontrollohen nga qeveria –

Nuk do dilni në televizione pa marrë leje, moderatorët dhe analistët kontrollohen nga qeveria –

nga 27
18:32 | 23/12/2025
0

Sali Berisha iu ka shpërndarë një mesazh deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë, me anë të së cilës iu bën me...

Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

Ish-kryetari i Komunës Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

nga 27
18:08 | 23/12/2025
0

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, për mosraportim and apo...

18:00 | 23/12/2025

Para
Bashkëthemeluesi i “Apple” merr pasaportën serbe, reagon Vuçiç –

Bashkëthemeluesi i “Apple” merr pasaportën serbe, reagon Vuçiç -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dëshmia e Meçes hedh dritë mbi përfshirjen e KPP në skandalin e AKSHI-t

Dëshmia e Meçes hedh dritë mbi përfshirjen e KPP në skandalin e AKSHI-t

19:12 | 23/12/2025
Nuk do dilni në televizione pa marrë leje, moderatorët dhe analistët kontrollohen nga qeveria –

Nuk do dilni në televizione pa marrë leje, moderatorët dhe analistët kontrollohen nga qeveria –

18:32 | 23/12/2025
Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

Ish-kryetari i Komunës Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

18:08 | 23/12/2025
Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –

18:00 | 23/12/2025
Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –

17:46 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dëshmia e Meçes hedh dritë mbi përfshirjen e KPP në skandalin e AKSHI-t
  • Nuk do dilni në televizione pa marrë leje, moderatorët dhe analistët kontrollohen nga qeveria –
  • Ish-kryetari i Komunës Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –
  • Ish-kryetari i Komunës i Prishtinë nën aktakuzë nga Prokuroria Speciale –
  • Gjobitje me 20,000 euro! Lista Serbe merr masë ndëshkuese për shkelje te Kodit Zgjedhor –
  • Atentati në Rinas, shoqërohet një person i dyshuar për lidhje me autorët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dëshmia e Meçes hedh dritë mbi përfshirjen e KPP në skandalin e AKSHI-t
  • Nuk do dilni në televizione pa marrë leje, moderatorët dhe analistët kontrollohen nga qeveria –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com