Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e Arben Ahmetaj, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme.
Me herët gjykata ka refuzuar të heqë sekuestron edhe nga prona të tjera që i janë sekuestruar Ahmetajt, përfshirë vilat e ish bashkëshortes dhe bashkjetueses në Palasë dhe në Hamallaj.










