Plas grushti në Komisariatin e Librazhdit.
Një efektiv i policisë së rendit, sipas “Syri.net”, ka goditur një person tjetër pak minuta më parë.
Ende nuk dihen motivet e konfliktit që ka pasur dhe nëse personi i plagosur është po efektiv apo një person jashtë policisë.
Të dy personat janë shoqëruar dhe po pyeten për konfliktin që kanë pasur dhe arsyet e këtij sherri.
Kujtojmë këtu që para 1 jave dhe në festën që efektivët bën për festat e fundvitit u përleshën me njëri-tjetrin dy efektivë për motive banale pjesë e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.