Një e re është vetëhedhur nga shkëmbi te kisha e Laçit këtë të Shtunë.
Vajza, 29-vjecce ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spital.
“Shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së ”Shna Ndout” në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë”, njoftoi policia.
Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor, shtuan të njëjtat burime.
Dyshohet se vajza vuante nga depresioni.










