Dy punonjës të OSHEE-së kanë përfunduar në polici pas zbulimit të laboratorit të kanabisit në Ndroq, Tiranë. Mësohet se në banesën ku kultivohej droga është zbuluar një lidhje e paligjshme energjie.
Për arsye hetimore, identiteti i punonjësve të OSHEE-së nuk është bërë ende me dije.
Ata do të dëshmojnë në polici lidhur me zbulimin e laboratorit ku dyshohet se fshihen edhe persona të tjerë të përfshirë.
Laboratori ishte ngritur në Ndroq dhe u zbulua pasditen e sotme në kuadër të një operacioni anti-kanabis që po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. Brenda kishte të gjitha pajisjet e nevojshme që shërbejnë për kultivimin e drogës që janë sekuestruar.