Ky projekt i shërben të ardhmes së fëmijëve në futboll – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky projekt i shërben të ardhmes së fëmijëve në futboll –

10:57 | 21/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Një tjetër investim konkret në shërbim të futbollit shqiptar u inaugurua në Durrës, me hapjen e fushës së re pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, duke i shtuar qytetit një aset të rëndësishëm sportiv, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle, por edhe fëmijëve të akademisë së FSHF-së “Elite Youth”.

Ky investim realizohet në kuadër të projektit madhor “100 fushat”, një nga nismat më ambicioze të Federatës së Futbollit për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin. Fusha me bar artificial vjen falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Durrësit, duke krijuar kushte bashkëkohore për stërvitje dhe zhvillimin e talenteve të reja.

Në ceremoninë e inaugurimit, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, drejtues dhe staf i akademisë “Elite Youth” si edhe futbollistët e kësaj akademie, theksoi rëndësinë e këtij investimi si pjesë e një vizioni afatgjatë për të ardhmen e fëmijëve dhe të futbollit shqiptar.

“Ju falënderoj për pjesëmarrjen. Sot jemi këtu për të inaguruar fushën e shkollës, që do t’i shërbejë jo vetëm nxënësve, por edhe akademisë Elite Youth të FSHF për të rritur talentin e tyre në këtë fushë moderne. Ky projekt është vazhdim i projekteve të FSHF për përmirësimin e infrastrukturës, për të vënë sa më shumë hapësira moderne për fëmijët tanë, për edukimin e fëmijëve në Shqipëri. Një detyrë realisht e vështirë për të gjitha kushtet që ka vendi dhe kjo është një nga ato fusha që ne kemi investuar. Projekte të tilla vazhdojnë dhe janë projekte që do t’i shëbejnë akoma edhe më shumë të ardhmes së fëmijëve.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vlerësoi bashkëpunimin institucional dhe falënderoi të gjithë partnerët e përfshirë në realizimin e këtij projekti.

“Dua të falënderoj Drejtoreshën dhe stafin e shkollës “Benardina Qerraxhia”, Bashkinë e Durrësit për bashkëpunimin dhe uroj të kemi edhe bashkëpunime jo vetëm për infrastrukturë, fusha, terrene sportive, por për të gjithë komponentët që na ndihmojnë për edukimin e fëmijëve nëpërmjet futbollit”.

Më tej, në një mesazh për fëmijët dhe të rinjtë, Presidenti nënvizoi rolin edukues dhe social të futbbollit, duke i ftuar ata të mos heqin dorë nga pasioni dhe ëndrrat e tyre.

“Ju ftoj juve që jeni në fushë, megjithëse në një moshë të maturuar, të vazhdoni këtë pasion, futbollin. Do të keni mbështetjen jo vetëm të Federatës së Futbollit, por edhe të institucioneve shqiptare për t’ju krijuar kushte sa më të mira, për të vazhduar këtë pasion dhe për të ndjekur ëndrrën tuaj. Uroj që të bëheni futbollistë profesionistë, të bëheni shumë të mirë. Edhe nëse nuk bëheni profesionistë, futbolli do t’ju shërbejë shumë në jetë, pasi në këtë botë të sotme, të egër, ku fëmijët tërhiqen edhe nga veset, futbolli shërben për t’i larguar, për t’i edukuar ndjenjën e sakrificës, frymën e skuadrës që do të jetë shumë e rëndësishme në të gjithë jetën tuaj edhe pas futbollit profesionist. Asnjëherë mos u dorëzoni, asnjëherë mos u tërhqni duke menduar se nuk u bëra titullar në një skuadër por vazhdojeni atë.

Ju falënderoj dhe ju uroj që ta gëzoni këtë fushë dhe t’ju shërbejë sa më shumë” – përfundoi fjalën e tij Presidenti Duka.

Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, Erida Zorba, falënderoi Presidentin dhe FSHF-në për këtë projekt, duke e cilësuar fushën e re si një hap të madh për përmirësimin e kushteve sportive dhe formimin e brezave të ardhshëm.

“Një falënderim shumë i veçantë për ju President, një falënderim i veçantë për të gjithë FSHF. Kjo fushë mbyll ciklin e të gjithë bazës materiale dhe terreneve sportive që ofron shkolla. Shumë faleminderit dhe shpresoj shumë që jo vetëm ju, por edhe brezat që do të vijnë do të kenë një mundësi shumë të mirë që të jenë lider në fushën e sportit” – tha në fjalën e saj Erida Zorba.

Read more

Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë –

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme –

Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja –

Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës –

Të Lidhura

nga 27
19:28 | 04/03/2026
0

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve periodike, këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë...

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme –

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme –

nga 27
18:50 | 04/03/2026
0

Një tërmet i fortë u ndje në zonat e Catanias, Mesinës dhe Sirakuzës në Itali rreth orës 7:05 të mëngjesit...

Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja –

Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja –

nga 27
18:20 | 04/03/2026
0

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka reflektuar për çështjen e Presidentit. Pasi Lëvizja Vetëvendosja propozoi...

Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës –

Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës –

nga 27
17:52 | 04/03/2026
0

Lëvizja e parë e drejtuesit të komanduar të Policisë së Shtetit duket se ka dhënë menjëherë sinjalin e një ndryshimi...

Para
Dhëndrri dhe vajza e Doland Trump mbërrijnë në Vlorë, takim për “Sazanin” te Uji i Ftohtë –

Dhëndrri dhe vajza e Doland Trump mbërrijnë në Vlorë, takim për “Sazanin” te Uji i Ftohtë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë –

Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë –

19:28 | 04/03/2026
Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme –

Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme –

18:50 | 04/03/2026
Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja –

Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja –

18:20 | 04/03/2026
Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës –

Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës –

17:52 | 04/03/2026
Mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, ja shqetësimi i Kryeministrit –

17:38 | 04/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë –
  • Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme –
  • Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja –
  • Drejtori Sokol Bizhga pezullon nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës –
  • Mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës, ja shqetësimi i Kryeministrit –
  • Dënime për vjedhje dhe shpërdorim detyre, mes tyre edhe mjeku i njohur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kontaktoni Ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë përmes Turqisë –
  • Tërmet i fortë në Itali, mbyllen shkollat në Catania, mbi 600 raportime për dëme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com