Alvin Musaj, 36 vjeç me origjinë nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka kryer një grabitje që përfundoi me një viktimë.
Shqiptari ka vjedhur çantën e një të moshuare, e cila në atë moment që e ka tërhequr është rrëzuar në tokë. Si pasojë e përplasjes në tokë, e moshuara mori plagë të rënda dhe pas dy ditësh ndërroi jetë.
Mediat greke theksojnë se shqiptari është autori edhe i disa grabitjeve të tjera. Në kontrollin e kryer në një shtëpi dhe një biznes, u gjetën dhe u konfiskuan veshjet e përdorura nga i arrestuari gjatë grabitjeve, 53 tableta narkotikë, 2 peshore elektronike dhe një celular.