Ky është formulari që do të plotësojnë deputetët socialistë për të propozuar tre emrat e kandidatëve për presidentë në përzgjedhjen e emrit të ri që pritet të zëvendësojë Ilir Metën.
Në listë deputetët do të shënojnë 3 emra të kandidatit që ka qëndruar jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri dhe është mbi moshën 40-vjeçare.
Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ftoi në konsultime tre krerët e grupeve parlamentare të opozitës, Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda, duke lënë jashtë lojë Komisionin e Rithemelimit dhe LSI.