Kuvendi do të mbildhet pasditën e sotme në orën 18:00 në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e komisionit “ad hoc” për vetting-un.
Mësohet se PS dhe LSI ende nuk kanë propozuar asnjë kandidat për komisionet e vetting-ut ndërsa PDIU ka propozuar Mesila Dodën dhe Tahir Muhedinin.
Ndërkohë opozita nuk do të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme, pasi prej gati dy muajsh ka bojkotur punimet e Parlamentit.
Rendi e ditës së Kuvendit
1. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.