Studentja Lorena Manjani, pjesë e lëvizjes për të drejtat e studentëve “Qëndresa qytetare” ka dhënë një panoramë të qartë të sontazhit që është bërë në Qytetin Studenti.
Studentja shprehet se në sontazhin e formuluar, organizatorët janë fokusuar tek kushtet e mjerueshme higjeno-sanitare dhe raportet shëndetësore fiktive.
Lorena liston problematikat kryesore në raport me kushtet higjeno-sanitare, duke thënë se:
-Nëpër konvikte ka mungesë uji të rrjedhshëm, për 24 orë
-Dushet janë të hapura me orare të kufizuara
-Muret e konvikteve janë të mykur
-Tualetët janë pa dyer
-Ndërtesat janë amortizuar nga jashtë dhe nga brenda
-Pajisje si psh. Dyshekët janë totalisht të armotizuar
Këto kushte, vijon e reja, janë të papërshtatshme për një jetësë njerëzore.
Studentja vijon duke thënë se në sontazh, 70 % e studentëve shprehin se kushtet janë nga shumë keq ose keq. 30 % u përket atyre që nuk tregohen të sinqertë, ose janë indiferentë. Një nga arsyet se pse studentët nuk reagojnë, është fakti se ata kanë frikë nga ngritja e tarifës që paguhet për të qëndruar në Qytetin Studenti. Nëse kushtet do të përmirësohen, atëherë sipas atyre, tarifat do të bëhen të papërballueshme për gjendjen e tyre ekonomike.
“Megjithatë, vazhdon Lorena, shëndeti është kryesor. Mund të ketë persona që janë sëmurur nga papastërtia e konvikteve.”
Një tjetër problematikë e trajtuar, është ajo e raporteve mjekësore që jepen në menyrë të paligjshme.
“Në Qytetin studenti nuk ka shërbim shendetësor dhe studentët nevojitet të kryejnë analizat përpara se të pranohen në konvikte, por këto analiza nuk bëhen. 80 % e mjekëve të Shqipërisë kanë vulosur raporte pa bërë vizita”, thotë Lorena.
Studentja përmendi faktin që në konvikte jetojnë studentë të cilët kanë probleme mendore, duke u bërë rrezik për studentët e tjerë. Këta studentë kanë marrë raporte të rrema mjekësore. Dy vajza psh., janë kapur me thika dhe askush nuk është marrë me këtë fenomen social.
Lorena i fton të gjithë për t’ju bashkuar kësaj kauze, të cilën vetë e ka filluar që prej dy vitesh, si pjesë e “Qëndresës qytetare” por pavarësisht kësaj nuk është vënë re asnjë lëvizje nga ana e autoriteteve përkatëse.
“Jam ankuar tek Drejtoria e Qytetit studenti . Nëpër fushata përmenden studentët si elitë, si e ardhmja e vendit, ndërkohë ata jetojne në mjerim. Ne kemi paguar për investime, por investimet nuk duken gjëkundi”, thotë Lorena
Lorena thekson se u është dashur dy javë punë për të bërë sontazhin. Studentët janë mbledhur jashtë godinave pasi kur Drejtoria e konvikteve u informua se po organizoheshin për të drejtat e tyre, dha urdhër se Lorena Manjani nuk lejohet të futet ne godinat e tjera. Studentja shton se tarifat e konvikteve janë deri diku te përballueshme por duke i krahasuar me kushtet minimale, nuk janë të mira.
Gazetari i drejtoi Lorenës pyetjen: A është i korruptuar sot arsimi?
Lorena është përgjigjur se po. Ka raste qe studentët paguajnë, por me anë të këtij akti, studenti po bën krim për vete. Ka patur denoncime tek “Qëndresa Qytetare” nga studentë, pedagogët e të cilëve u kanë kërkuar lekë. Ata kanë raportuar tek Qëndresa dhe pedagogu përkatës është denoncuar.
Lorena thotë se studentët janë kategoria më e rëndësishme shoqërore dhe ashtu siç para 27 viteve është bërë revolucion, ashtu nevojitet që studentët ta ngrënë zërin edhe tani, pasi janë e ardhmja e këtij vendi. Ajo thekson se ndryshimi duhet ta nisim nga vetja.
“Kësaj çështje do i shkoj deri në fund. E dua drejtësinë dhe luftoj për të. Do të shkoj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe do ta ngrej këtë problem masivisht derisa të gjej zgjidhje.”, përfundon Lorena.
http://shqiptarja.com/home/1/kushtet-n–qytetin-studenti-studentja-ka-t–s-mur–nga-papast-rtia-469244.html?pos_3