Ndryshimet ligjore që do të firmosë dhe depozitojë nesër Kryeministri Rama bashkë me Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, nuk e shpëtojnë Belinda Ballukun, pasi ligjet nuk kanë fuqi prapavepruese. Pra, masa e si
gurisë ndaj numrit të dy të qeverisë dhe ministres së infrastrukturës dhe energjisë, do të ngelë në fuqi dhe Balluku është e pezulluar.
Por ligji që po ndryshon, nuk do të shpëtojë nga pezullimi vetëm kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, por të gjithë krerët e institucioneve që burojnë nga Kushtetuta.
Këtu përfshihet, Presidenti i Republikës (aktualisht Bajram Begaj), Avokati i Popullit (Endrit Shabani), Kreu i KLSH-së (Arben Shehu) dhe Guvernatori i Bankës (Genc Sejko).
Ndërhyrja do të bëhet në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht në nënin 242, ku përcaktohet se ndaj kujt nuk mund të vendoset masa e sigurisë pezullim nga detyra.
KODI I PROCEDURËS PENALE, NENI 242
SI ËSHTË…..
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.
SI BËHET….
“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.
gijotina.com/
The post Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon…. appeared first on 27.









