Zbardhen emrat e e shtetasve shqiptarë që mbetën të plagosur nga përplasja fatale e trenave në Greqi, ku humbën jetën 36 persona.
Ata janë Olta Kulla, Anisa Luri, Roberto Drishti, Elisa Paço dhe Vanesa Lapa. Ndërkohë, një tjetër i ri shqiptar me emrin Denis Ruçi është i zhdukur dhe po kërkohet nga familjarët e vet.
Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave nga përplasja e dy trenave në afërsi të Larisës këtë të mërkurë.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për 36 viktima, 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
/Euronews Albania/