Kush është Matilda Cara Terpollari, “truri” mediatik i aferës së inceneratorëve? – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Matilda Cara Terpollari, “truri” mediatik i aferës së inceneratorëve? –

16:29 | 01/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investigimin e bërë nga CNA.al zbulon dhe atë që ne e kemi quajtur korruptimi, blerja dhe keqpërdorimi i medias.

Për këtë, kompanisë së inceneratorit të Tiranës i kanë shërbyer persona të caktuar, ashtu siç, ne raportuam dje.

Matilda Terpollari Cara në këtë kontratë si dhe shtetasja Uarda H., kontratën dhe faturat e së cilës do t’i sjellim në vijim.

CNA ka raportuar se mediat u korruptuan nga inceneratorët. Paratë u dhanë kryesisht gjatë fushatës së vitit 2021.

Sipas të dhënave tona bëhet fjalë për gati 1 milion dollarë të paguara në media gjatë  fushatës së zgjedhjeve parlamentare të dy viteve më parë.

Kompania e inceneratorit të Tiranës ka derdhur lekët lumë, ka hapur thesin dhe ka blerë mediat me justifikimin e publikimit të reklamave.

Ende askush nuk ka mundur të sqarojë faktin pse një kompani monopoliste, unike, në shërbimin e saj që ofron në treg të bëjë reklamën.

Çfarë reklamon një kompani inceneratori?

Kompania e inceneratorit të Tiranës nuk kishte çfarë të reklamonte. Kapsulimi kishte ndodhur më përpara. Mund të tregonte 2-3 detaje, por fushata reklamuese ka qenë e fortë, ka qenë e ashpër.

Televizione që paguheshin me dhjetëra mijëra euro në muaj sa “Report TV” e Carlo Bollino-s, Irfan Hysenbelliu, në median e tij dhe të familjarëve të tij, “Top Channel”, portalet, Baton Haxhiu dhe dhjetëra media të tjera ku hidheshin para gjatë fushatës së 2021.

Kjo fushatë pa asnjë diskutim ka shërbyer si propagandë në shërbim të qeverisë dhe mazhorancës që e kishte firmosur 4 vite më parë koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe patjetër që Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, pra grupi kriminal i inceneratorëve, do të donte zgjatjen e pushtetit të socialistëve, ministrave të saj për të vazhduar këtë aferë të cilën SPAK-u tashmë e ka zbërthyer dhe po vazhdon ta çmontojë deri te mediat.

Përtej korruptimit të politikanëve, një nga aspektet e korrupsionit shkon te mediat siç e theksuam.

Askush deri më sot nuk thotë pse duheshin milionat e dollarëve, para për mediat kur kompania kishte të siguruar jo pak, por 15 milionë dollarë në vit të ardhura nga qeveria shqiptare, pas firmosjes së kontratës dhe me bashkitë e Qarkut të Durrësit dhe rreth 10-15 miliona euro të tjera të cilat vinin nga të ardhurat e biznesit privat.

Këto janë deklarime të bëra nga kompania “Integrated Energy” në Tatime ku bilanci i viteve të fundit vërtitet rreth 25 milionë euro mesatarisht.

CNA SJELL KONTRATËN E MATILDA CARA TERPOLLARI ME “INTEGRATED ENERGY”

Ashtu siç ne raportuam dje, CNA po sjell sot kontratën dy-vjeçare të Matilda Carës Terpollarit, një personazh jo i panjohur për opinionin publik. Theksojmë se zonjës i kemi çuar pyetjet në lidhje me ketë kontratë dhe shërbimin e saj për Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, por deri ne momentin e botimit të këtij shkrimi ajo nuk ështe përgjigjur.

Zonja Terpollari është një gazetare, e cila ka luajtur një rol kyç dhe ndoshta SPAK-u ka në këtë rast “çelësin e artë” për të hapur Kutinë e Pandorës, për të hapur kapakun e pusetës së korrupsionit mediatik.

Matilda Cara Terpollari është vajza, e cila ka koordinuar mediat. Ajo ka pasur një kontratë dy-vjeçare me kompaninë “Integrated Energy” dhe një pagesë prej 10 mijë eurosh në muaj.

Pra, një gazetare sociale reportazhesh, dokumentarësh, kalon në një koordinatore mediatike te kompania “Integrated Energy” me 10 mijë euro rrogë në muaj siç thotë dhe kontrata që ne po e publikojmë për herë të parë.

Kjo është pjesë e kontratave që CNA ka publikuar për mediat dhe do të vazhdojë të publikojë në vijim për personat që kanë qenë të lidhur me aferën e inceneratorëve dhe paguheshin prej tyre si pjesë e propagandës, përfshi dhe personat që paguhen sot me fakte me dokumente me pagesa dhe me materiale ekskluzive edhe për persona dhe personazhe që paguhen ende në të zezë apo qëndrojnë në hijet e mediave kryesore të vendit.

PAGESAT PËR MATILDA TERPOLLARIN NGA INCENERATORËT

Matilda Cara Terpollari ishte Eksperte e Marrëdhënies me Median dhe do të paguhej për dy vjet rreth 240 mijë euro para taksave, me një pagesë rreth 8500 euro në muaj pas taksave.

Gjithashtu CNA ka zbuluar se nga kompania e inceneratorit të Tiranës nuk është paguar vetëm Matilda Cara Terpollari, por edhe familjarë të saj me vlera që shkojnë rreth 25 mijë euro.

Këto janë pagesa të verifikuara sipas transfertave dhe deklarimeve të bëra nga Tatimet.

E-MAIL-et TREGOJNË ROLIN E MATILDA TERPOLLARIT ME MEDIAT DHE PAGESAT

CNA gjithashtu ka siguruar dhe “e-mail”-et që tregojnë rolin e Matilda Cara Terpollarit me mediat.

Mjafton të shikoni në “e-mail”-et që ne kemi publikuar dhe në kontratat e para. Te kontrata e Carlo Bollino-s ka shtesë fature për fushatë theksohet, është e vetmja ekskluzive që thotë për fushatë siç është folur me Matildën.

Te kontrata e Batonit, gjithashtu tek “e-mail”-i përkatës thuhet që është komunikuar me Matildën dhe shtohet vlera e TVSH me 20% apo te kontrata tjetër e “Mapo”-s, apo te kontrata e tjera të Hysenbelliut dhe “Fax News” apo mediat e tjera që i kanë shërbyer propagandës së inceneratorëve gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

CNA gjithashtu ka mundur të sigurojë nga burimet e saj ekskluzive dhe zyrtare fakte dhe dokumente të cilat e detyrojnë SPAK-un t’i shkojnë në fund investigimit të inceneratorit të Tiranës.

Jo thjesht dhe vetëm kur edhe njëherë nëpërmjet këtyre “e-mail”-eve zbulohet se është Stela Gugallja, Klodian Zoto, Denisa Tollkuçi, Mirel Mërtiri dhe personat e lidhur me ta të cilët kontrollojnë shpërndarjet e pagesave, shpërndarjen e parave që jepen për propagandën në media, por janë këta njerëzit, të cilët kanë ndërtuar një skenar, duke përfshirë këtu edhe gazetarët si Matilda Terpollari që paguhet me një vlerë të çmendur afërsisht sa shuma që i jepet për reklamë një mediaje siç është “Report TV”.

Pra Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë zgjedhur të paguajnë Matildën, njeriun që do të merret me median aq sa paguajnë “News 24” e Irfan Hysenbelliut apo “Fax News”.

Kanë zgjedhur t’i japin dyfishin e parave që i japin Baton Haxhiut megjithëse në atë kohë Batoni kishte një portal anonim që ende askush nuk e njihte.

Sot jemi përballë faktit që “e-mail”-et dhe kontratat na tregojnë se Matilda Terpollari ka qenë një nga “çelësat” e Mirel Mërtirit në lidhje me mediat.

KUSH ËSHTË MATILDA TERPOLLARI, “TRURI” MEDIATIK I INCENERATORËVE

Gjithashtu për të njohur Matilda Terpollari po sjellim më poshtë një përshkrim të shkurtër të saj.

Ajo është një gazetare me eksperiencë më shumë se 25-vjeçare në media.

Ka punuar në disa nga mediat shqiptare si në “Vizion Plus”, “Living” e të tjerë.

Matilda Terpollarin gjithashtu ne e shohim si kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2017 nga Partia Libra.

Në zgjedhjet e dy sesioneve më parë Matilda Terpollari është një nga njerëzit kryesorë të Ben Blushit dhe Partisë Libra.

Ajo është e përfshirë në shumë debate dhe përplasje publike me reagime dhe statuse të saj në rrjetet sociale. Kujtojmë debatin e fortë me ironi dhe cinizëm me ministren aktuale, deputeten e atëhershme, Elisa Spiropalin.

Më pas Matilda Terpollarin e shikojmë si zëdhënëse të Arta Markut, ish-Prokurore e Përgjithshme nga 18 dhjetori i vitit 2017-2019 me detyrën e këshilltares së Prokurores së Përgjithshme.

Matilda Terpollari nga njeri i Libras kalon në këshilltare për Prokuroren e Përgjithshme Arta Markun dhe më pas e shohim si “trurin” mediatik të inceneratorëve.

Njeriut që konfirmon çdo pagesë për stafin e Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljës në inceneratorin e Tiranës. /Marre nga CNA/

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Të Lidhura

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
Sulmi terrorist në Veri, Sveçla zbardh detajet e reja. Nga implikimi i Rusisë te … –

Sulmi terrorist në Veri, Sveçla zbardh detajet e reja. Nga implikimi i Rusisë te ... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com